LAJMI I FUNDIT:

Anti droga shkatërron Kanabis

Anti droga shkatërron Kanabis

Një person ka lajmëruar policinë se në një pjesë të oborrit të tij ku e ka ushqimin e bagëtisë ka vrenjtur disa bimë të dyshuara, që mund të jenë të llojit Kanabis.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, në rrugën “Skënderbeu”, në Podujevë.

Me të dal njësia patrulluese së bashku me njësinë Anti drogë në vendin e ngjarjes, ata kanë vrenjtur gjashtë bimë Kanabis me madhësi prej 5 cm deri në 30 cm, të cilat janë tërhequr nga oborri, dhe me urdhër të prokurorit janë shkatërruar. /Telegrafi/