LAJMI I FUNDIT:

Vdes në aksident 38-vjeçari

Vdes në aksident 38-vjeçari

Një 38-vjeçar gjeti vdekjen të hënën, në një aksident të ndodhur në kryqëzimin e Rrugës së Kombit me superstradën Lezhë-Laç.

Viktima është Orion Pina, me banim në Durrës dhe që drejtonte një mjet me targa të Tiranës. Ai u përplas me një mjet me targa të Shkodrës, me të cilin udhëtonin tre të rinj, të cilët kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të mjeteve, në një rrugë ku kalimi i makinave kryqëzohet, raportoi TCH./Telegrafi/