LAJMI I FUNDIT:

Studentja tenton të vetëvritet

Studentja tenton të vetëvritet

Në konviktet e studentëve në Prishtinë, një studente ka tentuar të vetëvritet. Si raporton Policia e Kosovës, tentimi i vetëvrasjes ka ndodhur gjatë orëve të paradites të së shtunës, në konviktin numër 5.

Raportohet se studentja ka konsumuar një sasi ilaçi për qetësim dhe në këtë mënyrë ka tentuar të vetëvritet. Për arsyes etike, emri i kësaj studente nuk është bërë publik, por mësohet se ajo kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme tabletash “Bensedin”.

Studentja është dërguar me urgjencë në QKUK dhe raportohet se jeta e saj nuk është në rrezik. /Telegrafi/