LAJMI I FUNDIT:

Lushnjë, grabitet kazinoja, autorët në kërkim

Lushnjë, grabitet kazinoja, autorët në kërkim

Një kazino u grabit me armë të hënën në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës, kur dy persona të armatosur hynë në një kazino në qendër të qytetit dhe nën kërcënimin e armëve grabitën një sasi parash.

Grabitësit kanë marrë një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra nga punonjësit e kazinosë dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, të cilët janë larguar në drejtim të paditur./Telegrafi/