LAJMI I FUNDIT:

Elbasan, sekuestrohen 122 kuintalë ushqime të skaduara

Elbasan, sekuestrohen 122 kuintalë ushqime të skaduara

Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit kanë sekuestruar 122 kuintalë ushqime dhe pije alkoolike të cilat u kishte kaluar data e skadencës gjatë dy muajve të fundit.

Drejtuesi i kësaj drejtorie Julian Marku tha se sasia e ushqimeve të sekuestruara është shoqëruar me 6 gjoba.

Rritja e temperaturave në këtë prag vere, ka shtuar kontrollet në subjektet e vogla që tregtojnë konsumin e përditshëm të qytetarëve, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve elbasanas gjatë ditëve të nxehta të kësaj vere.

Inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit, kanë nisur kontrollet në të gjithë subjektet e vogla prodhuese, kryesisht të bukës, prodhimeve të mishit dhe bulmetit. Kontrollet e inspektorëve janë shoqëruar me gjoba që kapin shifrën nga 5 mijë deri në 500 mijë lekë.


Gjatë katër mujorit të parë të këtij viti, Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit ka ushtruar 784 kontrolle ndaj firmave prodhuese të biznesit të vogël dhe ka marrë 257 monstra për analiza të ushqimeve. Marku, shtoi se “ këto kontrolle do të vazhdojnë me qëllim asgjësimin e mallrave te konsumit dhe artikujve që nuk kanë datën e skadencës, raportoi ATSH./Telegrafi/