LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, sekuestohen 30 kg lëndë narkotike dhe ndalohen 4 shtetas

Tiranë, sekuestohen 30 kg lëndë narkotike dhe ndalohen 4 shtetas

Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Policinë e Tiranës, gjatë një operacioni antidrogë, sekuestroi të dielën një sasi prej 30 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe arrestoi katër shtetas si posedues e shpërndarës së saj.

Ata janë Lavdrim Jata, 24 vjeç, lindur e banues në Paskuqan Tiranë, Edmond Faja, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë, Eduart Karaj, 23 vjeç, lindur e banues në Paskuqan Tiranë, Gojart Loçi, 30 vjeç, lindur e banues në Paskuqan Tiranë.

Policia falë një hetimi disa mujor, në ngarkim të shtetasve të sipër cituar, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, arriti të përcaktojë vendodhjen e tyre si dhe më pas arrestimin në flagrancë, i cili u realizua në afërsi të rrugës “Jordan Misja” në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë mbrëmë, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale Speciale, ku pas kontrollit në bagazhin e automjetit “Benz 190“, me targa AA 642A I, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 qese ku brenda tyre kishte afro 30 kg, bimë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva“. Gjithashtu gjatë zhvillimit të këtij operacioni, u sekuestruan edhe dy automjete tip “Benz 190“, me targa AA 642 AI dhe Rover, me targa TR 5905 J, si edhe 5 telefona celularë të markave të ndryshme.

Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, u konkludua se lënda narkotike kishte ardhur nga Lazarati, me destinacion shitjen e saj për tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar.


Ndaj shtetasve të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim. /Telegrafi/