LAJMI I FUNDIT:

Pukë, gjenden eshtrat e dy të pushkatuarve

Pukë, gjenden eshtrat e dy të pushkatuarve

Pas 27-vitesh kërkimesh u gjendën të shtunën në Pukë dy trupa të vrarë nga regjimi komunist. Mësohet se janë identifikuar nga familjarët trupat e viktimave Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli, ish të burgosur në burgun e Qafë Barit të Pukës, të pushkatuar nga regjimi komunist në 22 maj të vitit 1984.

Me 22 maj te vitit 1984, rreth 700 të burgosur në burgun e Qafë Barit, organizuan një demonstratë kundër dhunës që ushtrohej çdo dite mbi ta, nga pushteti i asaj kohe, raportoi Ora News./Telegrafi/