LAJMI I FUNDIT:

Goditet me thikë pushuesi në Sarandë

Goditet me thikë pushuesi në Sarandë

Një 43-vjeçar është goditur të shtunën me thikë në plazhin e Sarandës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime të policisë bëjnë të ditur se 43-vjeçari Shpëtim Meçe nga Gjirokastra ndodhej bashkë me familjen për fundjavë në bregdetin e Sarandës, ndërsa është sulmuar papritur nga një grup të rinjsh.

Mësohet se ka qenë njëri nga të rinjtë që ka goditur katër herë me thikë 43-vjeçarin, i cili ndodhet në tashmë në spitalin e Sarandës. Policia nuk bën të ditur emrin e autorit të ngjarjes dhe nuk dihen ende shkaqet e saj, raportoi BW./Telegrafi/