LAJMI I FUNDIT:

Falsifikojnë kombësinë për leje qëndrimi

Falsifikojnë kombësinë për leje qëndrimi

Policia e Sarandës nisi të mërkurën hetimin për katër shtetas të cilët dyshohen të kenë falsifikuar kombësinë në çertifikatat e dorëzuara në Konsullatën greke në Gjirokastër për të përfituar lejen 100-ditëshe të qëndrimit.

Proçedimi penal ndaj tyre nisi pasi këta persona dyshohen të kenë falsifikuar në certifikatat e tyre personale termin kombësi nga “shqiptar” në “grek”. Mësohet se katër shtetasit janë shpallur në kërkim.

Hetimi ndaj tyre nisi pas evidentimit të punonjësve të Konsullatës, të cilët, gjatë shqyrtimit të dokumentacioneve të personave që kanë bërë kërkesë për leje qëndrimi në Greqi, konstatuan certifikatat ku citohej kombësia e këtij shteti.

“Dokumentacioni në ngarkim të katër shtetasve: Foto Shupuli, Mihal Shupuli, Jaras Shupuli dhe Jorgulla Jani, i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme për veprën penale ‘falsifikimi i akteve të gjendjes civile’”, bënë të ditur burimet e Policisë. Pak ditë më parë filloi shpërndarja e modelit të ri të çertifikatave, që nuk e ka termin e kombësisë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori