LAJMI I FUNDIT:

Besnik Dabulla rrezikon një vit burg

Besnik Dabulla rrezikon një vit burg

Besnik Dabulla, djali i deputetes Socialiste Arta Dade, rrezikon dënimin me një vit burg, pas incidentit që pati me Edrin Lufin, nip i ish-kryeministrit komunist, Adil Çarçani.

Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës cilësimin fajtor dhe dënimin me 12 muaj burg për Dabullën, i cili akuzohet për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Dabullës i ulet një e treta e masës së dënimit, nëse kërkesa e prokurorisë miratohet nga gjykata.

Fillimisht, ndaj djalit të deputetes socialiste rëndonte dhe akuza e plagosjes së Edrin Lufit, nipit të ish-kryeministrit të fundit komunist, Çarçani. Por tërheqja e Lufit e shpëtoi Dabullën nga kjo akuzë, raportoi BW. Telegrafi/