LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga zhdukja e Bleona Matës

Një vit nga zhdukja e Bleona Matës

Një vit pa Bleona Matën, vajzën e vogël që u zhduk në rrethana ende të paqarta në fshatin e thellë të Zapodit në Kukës. Gjithçka e thënë pas marrjes së lajmit të humbjes së saj në kullotën e Zapodit pasditen e 21 majit, duket jo më si fakte, por si thashetheme të një ngjarjeje të largët e gati mitike.

Policia, prokuroria dhe Interpoli, në të gjitha kompetencat e tyre kanë kërkuar gjurmë të vajzës së vogël, kanë kërkuar shkaqe dhe motive, përgjegjës dhe autorë dhe, edhe pse kaloi plot një vit nga zhdukja, asnjë prej këtyre elementëve nuk është shënuar në dosjen e saj.

Policia e Shtetit vijon të deklarojë herë pas here se po punon për zbardhjen e asaj ngjarjeje, madje është konsideruar si një ndër dosjet që është në qendrën e vëmendjes së punës, jo vetëm gjatë vitit që lamë pas, por edhe të vitit në të cilin jemi, por që në të vërtetë Bleona ende rezulton e pagjetur, raportoi BW./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori