LAJMI I FUNDIT:

Në Prizren arrestohen gjashtë persona

Në Prizren arrestohen gjashtë persona

Në Prizren janë arrestuar gjashtë persona që merren me përgatitjen e shoferëve dhe një ekzaminer në cilësi të personave të dyshuar sepse ekziston dyshimi i bazuar se të gjashtit kanë konsumuar elemente të veprës penale si: shpërdorim i detyrës zyrtare, marrje e ryshfetit, falsifikim i dokumenteve zyrtare.

Gjatë një hetimi disa mujorë janë siguruar prova se të dyshuarit në bashkëveprim për një kohë të gjatë, kanë futur në teste dhe vozitje për patentë shoferi kandidatë pa i përfillur procedurat dhe nga ata kanë marrë shuma parash deri 850 euro, varësisht prej kategorisë, po ashtu kanë futur në teste njerëz të tjerë me identitet të rrejshëm për t’i kaluar kandidatët pa qenë fare prezent ne testim.

Të arrestuar janë: Ramadan P.Pjetër B. Ruzhdi Th.Muharrem A.Idriz G. Dhe Jetmir B

Janë siguruar prova se disa shofer janë pajisur me patentë shofer pa ditur fare shkrim dhe lexim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori