LAJMI I FUNDIT:

Tronditet famlija Kastrati

Tronditet famlija Kastrati

Në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë, është vrarë D. K. (27), të mërkurën rreth orës 10:40. Pas plagëve të marra ajo ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes.

Pak çaste me vonë policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin Adnan Jashari (29).

Motivet e vrasjes, sipas policisë, kanë qenë disa mosmarrëveshje që viktima ka pasur me të dyshuarin.

Ndërkohë, policia ka identifikuar të dyshuarin dhe ka kryer një operacion bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk është gjetur.


Përderisa policia vazhdon kërkimin e të dyshuarit, në të njëjtën kohë, është duke punuar edhe për sqarimin e raporteve në mes të viktimës dhe të dyshuarit.

Telegrafi mëson se viktima është Diana Kastrati nga Prishtina, e cila ishte e martuar me të dyshuarin dhe kishte një fëmijë.

I vetmi që gjeti forcë për të treguar problemet që kishte Diana dhe i pikëlluar tej mase ishte babai i saj Gëzimi, i cili thotë se vajza e tij, tashmë e ndjerë, kishte vendosur të ndahej nga burri, sepse ata gjatë tërë kohës kishin pas probleme.

“Vajza ime është ndarë që nga dhjetori me burrin, i cili i solli asaj vdekjen, duke e marrë me vete vajzën tetëvjeçare që e kishte me të”,ka rrëfyer babai i të ndjerës.

Ndërsa dëshmitarët e rastit kanë theksuar se para se ta vriste viktimën, e kishte rrahur atë duke e tërhequr për flokë, ku më pas edhe kishte zbrazur tërë revolen në kokën e saj. /Telegrafi/