LAJMI I FUNDIT:

Kalon në gjykatë dosja e drogës nga Panamaja

Kalon në gjykatë dosja e drogës nga Panamaja

Dy persona të akuzuar si pritës të një sasie prej 2.5 kilogramësh kokaine, të mbërritur në Tiranë nga Panamaja, dërgohen në Gjykatë me akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotike”.

Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda pohojnë se ka mbërritur në këtë institucion dosja në ngarkim të shtetasve Armand Gavelli, Daniel Shima alias Adnan Shalqizi, të dy persona të hetuar në masën e sigurisë “arrest me burg”. Në mesin e muajit nëntor, Prokuroria e Krimeve të Rënda filloi hetimet për një skemë të trafikut të drogës me postë nga jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë. Hetimi u bazua fillimisht në një informacion të marrë, sipas të cilit me një prej kompanive të dërgesave drejt Shqipërisë ishte nisur një ngarkesë prej 2.5 kg lëndë narkotike kokainë. Droga në një pako ishte fshehur ku ndodhej një motorrino automjeti.

Pas marrjes së këtij informacioni, Prokuroria shqiptare ka hyrë në komunikim me autoritetet e gjithë shteteve ku do të kalonte ngarkesa dhe ka organizuar më pas edhe procedurën e “dorëzimit të kontrolluar”. Pikërisht me anë të kësaj procedure, lënda narkotike është dorëzuar në aeroportin e Rinasit, në datën 19 nëntor 2010. Sipas hetimeve të Prokurorisë, tek dërgesa në fjalë ishin përdorur emra të rremë si për dërguesin, ashtu edhe për pritësin e lëndës në fjalë. Ndërkohë, nga ana e Prokurorisë janë kryer hetime dhe është realizuar më pas identifikimi i dërguesit të vërtetë të drogës që ishte me qëndrim në Holandë. Pas dorëzimit të drogës në doganën e Tiranës, Prokuroria dhe Policia shqiptare kanë ndjekur pritësit e lëndës narkotike, në të cilën ishte vendosur edhe një pajisje GPS, duke ndjekur kështu lëvizjen e saj edhe me anë të pajisjeve elektronike.

Arrestimi i personave të implikuar në këtë çështje është bërë në datën 22 nëntor 2010 në Tiranë. Sipas Prokurorisë, nga hetimet e kryera pritës i pjesës më të madhe të lëndës narkotike është personi që thirrej me emrin “Adi”, i identifikuar si Adnan Shalqizi ose Daniel Shima. Po kështu, sasia tjetër e lëndës narkotike kokainë ishte porositur në pjesë më të vogla nga persona të tjerë, banues në Tiranë, raportoi Panorama./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Lajme
Kalo në kategori