LAJMI I FUNDIT:

I rrahur e plaçkitur – kërkon drejtësi

I rrahur e plaçkitur – kërkon drejtësi

Valdrin Sylejmani nga Gjilani, i rrahur e i plaçkitur para tre vitesh në Prishtinë nga disa hajna, vazhdon të kërkojë të ballafaqohet me ta para trupit gjykues por kjo asesi të ndodhë.

Ai thotë se po vonohet drejtësia, derisa me ngritjen e vonuar të propozim akuzës, thotë se po shpërblehen plaçkitësit, të cilët akuzohen vetëm për lëndim të lehtë trupor dhe vjedhje.

Valdrini, thotë të ketë qenë i goditur nga B.XH. nga Mitrovica dhe F.R. dhe se ata i kishin marrë 12 mijë euro dhe zinxhirin e arit në vlerë 6 mijë euro. I zhgënjyer ai ka thënë se për padrejtësitë që po i bëhen do t’i drejtohet EULEX-it.

Sipas tij, hajnat vazhdojnë të lëvizin lirshëm, bile akuzohen vetëm dy persona e sipas tij në momentin kur ishte rrahur e plaçkitur ishin pesë persona.


Valdrin Sylejmani, thotë se për plagët që i janë shkaktuar ka dëshmi raportet e mjekëve, të ortopedit dhe të neuropsikiatrit.

“Edhe pas tre vitesh ende lëngoj nga ajo rrahje dhe plaçkitje kriminale, por drejtësinë do ta çoj deri në fund . Nëse është e nevojshme do të kërkoj nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ombudspersoni që ta monitorojë këtë rast, në të kundërtën do të detyrohem që rastin ta marrin prokurorët e EULEX-it”, ka thënë Sylejmani. /Zëri//Telegrafi/