LAJMI I FUNDIT:

Ndalohen dy gra për vjedhje

Ndalohen dy gra për vjedhje

Policia e Tiranës ndaloi të enjten në mbrëmje dy gra, të cilat akuzohen për vjedhje.

Gratë e arrestuara janë Etleva Martini, 38 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Natasha Osmani, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, të cilat rreth orës 06:30 dyshohet se kanë vjedhur pije alkolike, tek lokal “QVO-Vadis”, në rrugën “Ismail Qemali”, në Tiranë.

Pas denoncimit policia ka bërë ndalimin e tyre dhe materialet në ngarkim të dy grave i kanë kaluar prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/