LAJMI I FUNDIT:

Policia e Shtetit: Jemi të angazhuar për përfundimin e procesit

Policia e Shtetit: Jemi të angazhuar për përfundimin e procesit

Policia e Shtetit në një deklartë për shtyp, ditën e enjte, theksoi se strukturat e saj janë angazhuar tashmë për menaxhimin e fazës përfundimtare të procesit zgjedhor, që është sigurimi i Vendeve të Numërimit të Votave dhe shoqërimi i materialeve zgjedhore drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas deklaratës, shërbimet e policisë vazhdojnë të përmbushin me profesionalizëm dhe korrektësi detyrat për garantimin e sigurisë pranë Vendeve të Numërimit të Votave, në funksion të akteve ligjore.

Gjatë gjithë kësaj faze, deri në ditën e sotme është kërkuar ndërhyrja e strukturave të Policisë së Shtetit me vendim të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor apo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 16 raste në shkallë vendi pranë Vendeve të Numërimit të Votave.

Pas rivendosjes së rendit konform rregullave dhe kundrejt vendimit përkatës të këtyre Komisioneve, punonjësit e policisë janë larguar sërisht jashtë këtyre ambienteve, duke vazhduar të qëndrojnë në gatishmëri të plotë për sigurimin e rendit e të qetësisë deri në përfundim të procesit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori