LAJMI I FUNDIT:

Gropat e ujit rrezik për fëmijët

Gropat e ujit rrezik për fëmijët

Një gropë gjigante e mbushur me ujë, vazhdon të mbetet e hapur në fshatin Koliq të malësisë së Prishtinës, ndërsa shumë afër saj është një varr i ri, në të cilin pushon fëmija 6-vjeçar, Almir Goxhufi, i cili disa ditë më parë aksidentalisht u mbyt në të.

Kjo gropë e thellë ishte hapur nga një kompani për të marrë materialin bazë dhe shtruar rrugën, ndërsa nuk është mbyllur as pas tragjedisë, duke mbetur kështu një “varr” i hapur…

Banorët e Koliqit janë të prekur nga tragjedia, edhe më shumë nga përfaqësues të institucioneve, të cilët as pas dhjetë ditësh nuk kanë marrë masa për mbylljen e gropës.

Familja nuk është ndihmuar nga askush as për mbulimin e shpenzimeve të varrimit. Kjo familje është përkrahur vetëm nga të afërmit, e për këtë nuk reagoi as opozita, asnjë deputet edhe pse një seancë e parlamentit u mbajt pas mbytjes së Almirit. Por, në këtë seancë deputetët u morën me SHIK-un dhe EULEX-in, çështje këto që më shumë ka të bëjnë me ta. Për çudi edhe shoqëria civile heshti.


Dhe nuk është vetëm Almiri. Si pasojë e gropave septike, gropave të hapura në oborre familjare, kapak të hequr nga kanalet e kanalizimeve në qytet dhe të tjera, kanë gjetur vdekjen disa fëmijë. Në një gropë septike më 8 maj ka gjetur vdekjen një fëmijë i moshës njëvjeçare. Rasti ka ndodhur në fshatin Samadraxhë të komunës së Therandës, ku rreth mesdite ky fëmijë aksidentalisht ka rënë në gropën septike, në oborrin familjar.

Ky ka qenë rasti i dytë brenda kësaj jave në rajonin e Prizrenit që mbyten fëmijë në puse.
Në fshatin Mleqan të Malishevës, më 5 maj, një fëmijë i mitur, i lindur më 2001, ka rënë në një pus afër shtëpive dhe ka humbur jetën….

Brahim Sadriu, zëdhënës për informim në Polici,ka theksuar thekson se puset (bunarët) janë hapur për përdorim për furnizim me ujë për familjen, por ka edhe raste që i kanë hapur kompanitë që kanë përdorur dheun ose rërën për nevoja të caktuara dhe i kanë lënë të hapura.

“Hetohen të gjitha pistat e hetimeve dhe nuk përjashtohet asnjë piste e hetimeve që ka sjellë deri te rasti”, ka thënë ai. Policia, sipas tij, nuk ka statistika se sa njerëz kanë humbur jetën nëpër puse, por kanë thënë se ka mjaft raste.

Megjithëkëtë, institucionet nuk kanë reaguar për rastet, përfshirë dhe Ombudspersonin e Kosovës, edhe pse udhëheqësit e vendit pranojnë se janë në dijeni.

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka thënë për “Zërin” se është i informuar për rastet e mbytjes së fëmijëve në puse, por edhe në ato raste kur kompanitë-firmat kanë hapur gropat dhe fëmijët kanë rënë në to. Megjithëkëtë, ai ka thënë se ky institucion nuk ka reaguar për këto raste.

“Atëherë kur organet e vendit nuk reagojnë, ne merremi me rastin. Por e trajtojmë rastin edhe kur paraqitet nga prindi apo ndonjë familjar tjetër”, ka thënë Kurteshi.

Lah Nitaj, këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë se kjo ministri jep tender për ndërtim të rrugëve dhe mbikëqyr punimet, ndërsa nuk është në kompetencë të saj të mbikëqyrë mbylljen e gropave. Kjo ministri adreson çështjen te Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministri Dardan Gashi thotë se është duke u punuar në kornizën ligjore për të ndaluar hapjen e gropave në çdo vend dhe nxjerrjen e materialit punues në këtë mënyrë. Ai jep fjalë se realizimi i kësaj mase është vetëm çështje kohe dhe do të bëhet edhe në bashkëpunim edhe me ministri tjera, përderisa korniza duhet të dërgohet në Kuvend për miratim./Zëri//Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori