LAJMI I FUNDIT:

Gjendet trupi i pajetë i 42 vjeçarit, Rexhep Limani

Gjendet trupi i pajetë i 42 vjeçarit, Rexhep Limani

Mbrëmë në orët e vonshme , është gjetur trupi i pajetë i 42 vjeçarit Rexhep Limani, banor i Fshatit Shishovë të Shkupit. Trupi i pajetë i Limanit është vërejtur nga një grup qytetarësh, në ujërat e lumit Vardar, në lagjen Zllokuqan të Shkupit.

Banorët rastin e kanë paraqitur në stacionin policor në Karposh prej ku ekipet policore, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nga obduksionin e kryer ndaj trupit të të ndjerit, është e konstatuar se Rexhep Limanit ka ndërruar jetë nga lëndimet e rënda trupore të cilat janë shkaktuar nga mjete të forta.

Nga policia kanë informuar se janë duke punuar në zbardhjen e rastit, dhe janë në kërkim të kryerësit të veprës.


I ndjeri, Rexhep Limani, më 29 prill ka qenë i lajmëruar si i zhdukur nga ana e babait të tij. /zhurnal//Telegrafi/