LAJMI I FUNDIT:

Aksident rrugor, vdesin dy studentë e plagosen pesë të tjerë

Aksident rrugor, vdesin dy studentë e plagosen pesë të tjerë

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në qytetin e Elbasanit. Një makinë në të cilën udhëtonin shtatë persona doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve.

Nga të dhënat e para mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, në vendin e quajtur Valas. Makina e tipit “benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas policisë, viktimat janë dy studentë nga Elbasani, drejtuesi i mjetit Shpendi Hysa, 23 vjeç dhe Erjola Kurti, 22 vjeç, ndërsa të plagosur janë Leonard Allani, Enea Hysa, Xhemi Toska, Brunilda Kullolli, 22 vjeç, nga Berati dhe Oligert Shallmi. Ata janë transportuar menjeherë në Spitalin e Elbasanit, por gjendja shëndetësore, sipas mjekëve, është e rëndë.

Një grup hetuesish ka nisur veprimet hetimore, për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë rrugor. Sipas të dhënave të para, makina ka qenë me shpejtësi shumë të madhe dhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin./Telegrafi/