LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohet 360 kg drogë

Sekuestrohet 360 kg drogë

Plot 360 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, është sekuestruar nga forcat italiane të Guarda di Finanza-s, ndërsa vinte nga Porti i Vlorës.

Sipas mediave italiane, sasia e konsiderueshme e drogës, ishte fshehur në frigoriferin e makinës së një trageti që mbërrinte në portin e Brindizit nga porti shqiptar i Vlorës.

Ndërkohë sipas policisë, dy shoferët e automjetit, që të dy me kombësi shqiptare, janë arrestuar nga autoritetet italiane nën akuzën e transportit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, raportoi Ora News./Telegrafi/