LAJMI I FUNDIT:

Gjyqi për vrasjen e taksistit, protestojnë familjarët

Gjyqi për vrasjen e taksistit, protestojnë familjarët

Të afërmit e taksistit korçar Fredi Talleli, që u ekzekutua disa muaj më parë, protestuan serish të premten në sallën e gjyqit, kur trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për të gjashtën herë, kësaj radhe për mungesë të dëshmitarëve.

Gjyqtari i çështjes, Admir Belishta, kërkoi që të sillen forcërisht të gjithë dëshmitarët e kërkuar nga prokuroria. Ndërkohë, seancën e kaluar gruaja e taksistit reagoi ashpër, duke kërkuar dënimin maksimal të autoreve.

Për vrasjen e taksistit akuzohen të rinjtë Elkiero Revani dhe Arnest Xhacka. Mbi katër të pandehurit e tjerë rendojnë akuzat për moskallëzim krimi si dhe prodhim e mbajtje të armëve luftarake./Telegrafi/