LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet pistoleta që vrau Myrtajn më 21 janar

Zbulohet pistoleta që vrau Myrtajn më 21 janar

Faik Myrtaj është vrarë më 21 janar përpara kryeministrisë nga një punonjës i Gardës së Republikës, i cili ka qëlluar 11 herë me pistoletë në ajër dhe në drejtim të turmës. Ky fakt është zbuluar nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, në ministrinë e Brendshme.

Lajmi konfirmohet për Shekullin, nga burimet e rezervuara të Ministrisë së Brendshme, ku, sipas tyre, është identifikuar numri i pistoletës, nga e cila kanë dalë 11 plumba luftarakë dhe njëri prej tyre është gjetur në trupin e viktimës Myrtaj. Sipas këtyre burimeve, pistoleta e identifikuar është sekuestruar në Gardën e Republikës së bashku mes 35 pistoletave të tjera të kalibrit 9 mm, në fund të muajt mars.

Por, pavarësisht identifikimit të pistoletës, mësohet se ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, janë urdhëruar nga një drejtues i lartë i Policisë së Shtetit për të mos përpiluar raportin përfundimtar të këtij akt-ekspertimi dhe mos ta dorëzojnë atë në Prokurori./Telegrafi/