Familja e N. N. nga një komunë jo larg Prishtinës është rasti i fundit që është goditur nga fenomeni i rrëmbimit, i cili në Kosovë gjithnjë e më shumë po merr përmasa shqetësuese. Sidomos pas përfundimit të luftës janë shënuar një sërë rastesh të rrëmbimeve, në mesin e të cilave nuk janë kursyer as fëmijët, ndërsa në shënjestër kanë qenë zakonisht biznesmenët, për qëllime të përfitimit material apo edhe hakmarrjes.
Statistikat e Policisë tregojnë se vetëm brenda tre muajve të parë të këtij viti janë raportuar 16 raste të rrëmbimit, ndërkaq vitin që lamë pas kanë ndodhur edhe 40 raste të tjera rrëmbimi.
Krahasuar me vitin 2010, del se numri i rasteve të pengmarrjes po shënon rritje enorme.
“Ka qenë mbrëmje, diku pas orës 20:00 të ditës së mërkurë, duke lëvizur me veturë nga fshati im në drejtim të një fshati aty afër. Në afërsi të fshatit, që ishte edhe destinacioni im, ka pasur pengesa në rrugën që ishte mbyllur me gurë. Derisa kam vazhduar me heqjen e gurëve nga rruga, pa menduar për rrezikun që më priste, nga mali që gjendej bri rrugës kanë dalë katër persona të maskuar, njëri nga ta me revole në dorë.
Me kërcënuan që mos të lëvizja nga vendi, sepse përndryshe me thanë se do të më vrasin. Duke u afruar gjithnjë e më shumë afër meje, personat e maskuar më thanë se kanë pak “punë” dhe se do të më dërgojnë në një vend për t’i sqaruar disa hesape. I gjetur në këtë situatë të paimagjinuar ndonjëherë dhe me të parë rrezikun se ata po afroheshin gjithnjë e më shumë për të më kapur, pa vetëdije kam filluar të ik në drejtimin e kundërt, duke i shpëtuar kështu kidnapimit të tyre”, ka rrëfyer ngjarjen rrëqethëse personi N.N, i cili ka qenë cak i rrëmbimit.
Edhe Policia e Kosovës shpreh shqetësimin me numrin e madh të rasteve të rrëmbimit, që kryesisht ndodhin për përfitime materiale apo si pasojë e borxheve që palët i kane njëra-tjetrës.
Autoritetet policore thonë se të gjitha rastet e rrëmbimeve i trajtojnë konform ligjit, dhe jo në bazë të veprimtarisë që ata ushtrojnë.
Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, ka thënë se “të gjitha rastet trajtohen në mënyrë shumë profesionale dhe në disa raste janë identifikuar dhe zbuluar personat që dyshohet se kanë “gisht” në kidnapimin e personit N.N si dhe është gjetur vendi ku është mbajtur viktima”.
Megjithatë, ai ka sqaruar se në disa raste pas përfundimit të hetimit mund të ndryshojë edhe klasifikimi i veprës penale. “Ka raste që raportohen si rrëmbim nga ana e prindërve të viktimës, e cila është femër, por pastaj vërtetohet se e njëjta është martuar”, ka thënë Sadriu.
Ndërkaq, avokati Tomë Gashi ka thënë se për shkak të frikës nga ligji dhe aplikimi selektiv i tij, në raste të caktuara janë duke u shpeshtuar rastet e rrëmbimeve në Kosovë.
“Ndonjëherë lehtësia e përballjes me Ligjin, Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën “i stimulon" të tjerët që të mos frikësohen kur hyjnë në aventura të tilla, të cilat ndonjëherë kanë edhe pasoja fatale”, ka thënë Gashi. Sipas tij, për këto vepra penale janë dënimet e parapara me ligj nga 8 vjet burgim, ndërsa në raste me pasoja të rënda, dënimet mund të kalojnë edhe mbi 10 vjet burgim.
Psikologët, ndërkaq, tregojnë se rrëmbimi ndikon negativisht dhe lë pasoja të përjetshme edhe në formë të stresit, edhe në formë traumës dhe një përjetimi të pakëndshëm.
Psikologu Bashamir Berxulli thekson se personave të atakuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me kidnapim iu nevojitet domosdoshmërisht trajtimi profesional psikologjik. “Rrëmbimi mund të shkaktojë trauma të shkallës së parë, duke qenë se cenohet integriteti fizik dhe psikik i individit”, ka thënë Berxulli.
Se Kosova po shndërrohet në një shtet ku pengmarrja po merr përmasa shqetësuese, kemi edhe rastin e kidnapimit të fëmijës 7 vjeçar të familjes Zatriçi. Ai ishte rrëmbyer në dhomën e tij të gjumit teksa flinte, ndërsa ishte liruar pas disa orëve. Policia ka arritur që t’i kapë kidnapuesit e fëmijës.
Të njëjtin “fat” e ka pasur edhe biznesmeni Azem Morina, pronar i firmës “Gllareva” nga Klina, i cili është liruar nga kidnapuesit pas një muaji e më shumë. Gati në të gjitha këto raste biznesmenët kanë qenë të shantazhuar nga rrëmbyesit, me qëllim të përfitimit të parave./Zëri//Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime