LAJMI I FUNDIT:

Grabiten 10 mijë euro në pikën e këmbimit valutor

Grabiten 10 mijë euro në pikën e këmbimit valutor

10 mijë euro u grabitën të martën në një agjenci valutore në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.

Sipas të dhënave të para, grabitësit kanë qenë dy persona, të pajisur me skafandra e të armatosur dhe kanë mundur të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet paraprake, duke rrethuar ambientin përreth për të pyetur punonjësit e kësaj pike, rreth grabitjes./Telegrafi/