LAJMI I FUNDIT:

Rrahën 43-vjeçarin, ndiqen penalisht dy të rinj

Rrahën 43-vjeçarin, ndiqen penalisht dy të rinj

Policia e Shkodrës nisi të hënën ndjekjen penale në gjendje të lirë ndaj dy të rinjve, që rrahën për motive të dobëta një 43-vjeçar.

Të rinjtë rrahën shtetasin me iniciale B. P, 43 vjeç, banues në fshatin Samrish të Komunës Dajç, në rrethin e Shkodrës.

Policia e Shkodrës identifikoi autorët e ngjarjes, të cilët janë 22-vjeçari Duel Mehmetaj, dhe 20-vjeçari Shefki Mehmetaj, që të dy banues në fshatin Mushan të komunës Dajç në Shkodër. /Telegrafi/