LAJMI I FUNDIT:

Kufomë në lumin Morava

Kufomë në lumin Morava

Beqir Beqiroviq,77 vjeç, me vendbanim në Gjilan, është gjetur i vdekur në lumin Morava, në afërsi të fshatit Miresh (ish- Dobërqan). Policia është njoftuar nëpërmjet telefonit dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Siç ka thënë togeri Ismet Hashani, zëdhënës i policisë, gjatë ekzaminimit të bërë, vërehej një trup në mes të lumit Morava, që kalon përskaj fshatit Dobërqan.

Në kuadër të veprimeve procedurale ka asistuar edhe njësiti i IML-së, me ç’rast është nxjerrë trupi i një personi të moshuar. Nga kontrolli i bërë nuk janë vërejtur shenja të dhunës fizike.

Po ashtu gjatë kontrollit në rroba nuk është gjetur asnjë dokument, që do të përcaktonte identitetin e plotë të tij. Gjatë hetimeve preliminare, policia ka zhvilluar intervista-kontakte me persona që jetojnë në vendin ku edhe ka ndodhur ngjarja.


Lidhur me rastin do të zhvillohen hetime shtesë për të zbardhur në tërësi gjendjen faktike, u tha në polici. /Zëri//Telegrafi/