LAJMI I FUNDIT:

Ekstradohet nga Italia e dënuara për mashtrim

Ekstradohet nga Italia e dënuara për mashtrim

Policia e shtetit njoftoi të mërkurën se është ekstraduar nga Italia 46-vjeçarja Raimonda Asllani, e dënuar me 5 vite burg në mungesë, për mashtrim. Asllani u ekstradua nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës rreth orës 14:00.

E ekstraduara u shpall fajtore nga Gjykata e Tiranës, pasi ka mashtruar një shtetase duke i kërkuar dhënien e një sasie të konsiderueshme eurosh dhe lekësh, në shkëmbim të dy vizave amerikane, prej rreth 20.050 Eurosh, dhe 700.000 Lekësh.

Procesi i ekstradimit të Raimonda Asllanit vijoi me dorëzimin e saj në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, pranë përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./Telegrafi