LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet autori i vrasjes së Nuri Kacit

Arrestohet autori i vrasjes së Nuri Kacit

Gjatë operacionit të koduar “Kurora e Lures”, policia arrestoi të mërkurën edhe autorin e dytë të ngjarjes, ku mbeti i vrarë shtetasi Nuri Kaci.

I ndaluari është shtetasi Ersjon Hoti, 19 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Hoti në bashkëpunim me shtetasin Fasli Hoti tashmë i arrestuar, ka marre pjesë ne ekzekutimin e shtetasit Nuri Kaci nga Lura e rrethit Dibër, ngjarje kjo e ndodhur për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automatik, me të cilin është kryer vrasja, një granatë dhe disa telefona celularë./Telegrafi/