LAJMI I FUNDIT:

Ndjekje penale për falsifikim çertifikatash

Ndjekje penale për falsifikim çertifikatash

Tre persona do të ndiqen penalisht për falsifikim të dokumenteve të identifikimit.

Policia tha se Donika Çobani, 61 vjeç, Marsel Çobani, 23 vjeç dhe Jorgo Lara, 33 vjeç, që të tre nga Korça, kanë përdorur çertifikata lindjeje dhe familjare për t’u pajisur me dokumente për jashtë shtetit, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të tre personat akuzohen për veprën penale "Falsifikim të akteve të gjendjes civile" parashikuar nga neni 191 i Kodit Penal./Telegrafi/