LAJMI I FUNDIT:

Denoncon burrin, vjehrrën dhe kunatën

Denoncon burrin, vjehrrën dhe kunatën

Tre shqiptarë janë vënë në hetim nga policia italiane për dhunë në familje. Denoncimi është bërë nga nusja e shtëpisë, një tjetër shqiptare, e cila është ankuar në polici se bashkëshorti i saj, 50 vjeç, së bashku me vjehrrën, 73 vjeç dhe kunatën, 56 vjeç e keqtrajtonin prej vitesh.

Gruaja 39 vjeç, ka deklaruar në polici se ajo dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht dhe ka kërkuar mbrojtje për vete dhe dy fëmijët e saj, 14 dhe 15 vjeç.

Sipas dëshmisë, shumë herë vjehrra e ka kërcënuar duke i vendosur edhe thikën në fyt. Por pavarësisht plagëve të marrë gjata dhunës, gruaja nuk është lënë të mjekohet në spital, nga frika se mos zbulohej.

Si masë e parë e policisë është largimi i saj dhe fëmijëve nga shtëpia dhe urdhër ndalimi i dhunuesve për t’iu afruar asaj dhe fëmijëve, raportoi Panorama./Telegrafi/