LAJMI I FUNDIT:

Vetëvaret i riu në Bathore

Vetëvaret i riu në Bathore

Një djalë i ri i ka dhënë fund jetës mbasditen e së martës, duke u vetëvarur në banesën e tij në Bathore, në periferi të Tiranës.

Viktima është Imer Shehu, 30 vjeç, i cili është gjetur i vdekur rreth orëve të mbasdites. Sipas policisë i riu ka varur veten me litar në kasollen pranë banesës së tij, në Bathore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve të tragjedisë që i mori jetën 30-vjeçarit, Imer Shehu./Telegrafi/