LAJMI I FUNDIT:

Kapet hajni në flagrancë

Kapet hajni në flagrancë

Hajni që kishte hyrë në një shtëpi në Pejë për të vjedhur e ka pësuar keq. Të hënën rreth orës 13:00 ai kishte hyrë në shtëpinë e pabanuar në rrugën “Rexhep Haxhija”, por jo vetëm që nuk kishte arritur të vjedhë diçka, por ka përfunduar i rrahur keq nga vëllai i pronarit të shtëpisë, i cili e kishte zënë në flagrancë.

Pasi e kishte rrahur ai ka njoftuar në polici se kishte kapur në flagrancë një hajn duke vjedhur në shtëpinë e vëllait të tij.

Në raportin e Policisë thuhet se personi që e kishte zënë hajnin e ka sulmuar atë fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Policia ka arrestuar hajnin e dyshuar dhe atë e ka ndalur në lokalet e policisë deri në kompletimin e lëndës dhe procedimin e rastit në gjykatë./Telegrafi/