LAJMI I FUNDIT:

Grabitet filiali i një banke në Vlorë

Grabitet filiali i një banke në Vlorë

Rreth mesditës së të martës u grabit filiali i një banke në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas policisë, tre persona të armatosur dhe me maska hynë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armëve u kërkuan punonjësve të bankës t’iu dorëzojnë paratë.

Shuma e grabitur në një prej kasave është rreth 700 mijë lekë të reja, ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët janë larguar me shpejtësi nga banka./Telegrafi/