LAJMI I FUNDIT:

Braktis foshnjën njëjavëshe

Braktis foshnjën njëjavëshe

Një 32-vjeçare nga Pogradeci ka braktisur foshnjën njëjavëshe në një bunker në fshatin Vërdovë, rreth 3 kilometra nga ky qytet.

Valbona Xhukellari ka marrë foshnjën e saj dhe e ka lënë në një bunker në periferi të rrugës, por disa kalimtarë të rastit që e kanë parë rrugës nënën me foshnjën në krahë, dhe më pas kanë parë është kthyer pa të.

Kalimtarët kanë shkuar tek qendra e zjarrit ku kanë gjetur foshnjën dhe e kanë dërguar në maternitetin e Pogradecit. Mjekët kanë thënë se pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore, foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ka ndaluar nënën e foshnjës, Valbona Xhukellari, e cila ka deklaruar se kishte qenë tek Shtëpia e Fëmijës në Korçë, por drejtuesit e jetimores nuk ia mbajtën foshnjën. "Jam në vështirësi ekonomike, nuk kam mese ta rris fëmijën, u detyrova që ta lë në bunker. Unë kam dhe një fëmijë tjetër 2 vjeç për të rritur", ka thënë Xhukellari, e cila është liruar dhe do të hetohet në gjendje të lirë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori