LAJMI I FUNDIT:

Çfarë bëjnë meshkujt për t’u ra në sy femrave (Video)

Çfarë bëjnë meshkujt për t’u ra në sy femrave (Video)

Datta Phuge nga India bëri një veprim jo të zakonshëm për të tërhequr vëmendjen e femrave – ai bleu një këmishë të artë në vlerë prej rreth 17.000 eurosh.

32-vjeçari është i vetëdijshëm se nuk është i bukur, ndërsa ka thënë se blerja e këmishës së artë ka qenë ëndrra e tij.

Siç raporton Daily Mail, ai ka angazhuar 15 artarë nga qyteti Pimpri që t’ia “thurin” këmishën e pazakontë dhe jashtëzakonisht të shtrenjtë, ndërsa ata kanë punuar dy javë nga 16 orë në ditë për rregullimin e saj.

“Kjo këmishë do t’i shërbejë reputacionit tim te femrat, ndërsa njerëzit tashmë më thërrasin ‘mashkulli i artë nga Pimpri’. Femrat thjeshtë nuk do të mund të më rezistojnë”, ka deklaruara Phuge. /Telegrafi/