Elizabeth 1, e cila ka lindur më 7 shtator të vitit 1533, ishte Mbretëreshë e Anglisë dhe Irlandës nga 17 nëntori i vitit 1558 e deri në vdekjen e saj. Ndonjëherë e quajtur Mbretëresha e Virgjër apo Gloriana, ajo ishte e pesta dhe e fundit monarke e dinastisë Tudor.
Martesa e prindërve të saj ishte anuluar, dhe Elizabeta ishte shpallur në atë kohë, një fëmijë jolegjitim.
Gjysmë vëllau i saj, Eduard VI, ka sunduar deri në vdekjen e tij në vitin 1553, duke e mënjanuar çdoherë motrën e tij.
Gjatë mbretërimit të motrës së Elizabeth, Maria, Elizabeta ishte burgosur për gati një vit, si e dyshuar për mbështetje të rebelëve protestantë.
Në kohën e saj, ajo ishte legjendë. Shkrimtarë, poetë, dramaturgë dhe regjisorë modernë e kanë përjetësuar famën e saj.
Vitet e fundit, janë shtuar ndjeshëm librat dhe ekspozitat për të.
Pas vdekjes së babait të Elizabeth, Henrik në vitin 1547, këshilluesit fetarë të djalit të tij të vogël, Eduardit VI, u përpoqën ta bënin Anglinë njëqind për qind protestante.
Eduardi vdiq në vitin e gjashtë të mbretërimit të tij dhe kombi u zhyt përsëri në besimin katolik, nën sundimin e shkurtër dhe gjakatar të Marisë.
Kur Elizabeta hipi në fron, Anglia jo vetëm që ishte e përçarë nga konflikti fetar, por ishte edhe pothuajse e rrënuar ekonomikisht. Kishte humbur zotërimet e fundit franceze dhe Spanja përbënte një kërcënim shumë real.
Elizabeta e filloi mbretërimin duke u marrë me problemin kryesor, që ishte feja.
Siç komenton Muzeu Kombëtar i Marinës, ajo zgjodhi të rivendoste reformën dhe të ndërtonte një Kishë të Anglisë që nuk ishte as katolike, as protestante. Historiani Kristofer Hejg shpjegon: ‘Në fron, Elizabeta ishte Mbretëresha e Virgjër, për Kishën ishte një nënë, për fisnikët e saj ishte një teze dhe për oborrtarët, një damë joshëse.’
Në vitin 1570, papa Piu V nxori një dekret papnor me të cilin e shkishëronte Elizabetën dhe i çlironte nënshtetasit e saj nga detyrimi për t’iu bindur asaj.
Çështjet arritën kulmin kur u zbulua një komplot i Entoni Babingtonit për të vrarë Elizabetën, komplot në të cilin ishte përfshirë edhe Maria, kushërira e saj.
Elizabeta morri vendim për të dhe, e nxitur nga parlamenti, pranoi që Maria të ekzekutohej në vitin 1587. Evropa katolike u tërbua, sidomos Filipi II i Spanjës.
Në fillim të mbretërimit të Elizabetës, Anglia nuk kishte asnjë zotërim përtej detit. Ndryshe nga ajo, Spanja po fitonte pasuri të mëdha nga territoret e paana që pushtonte në Amerikën e Veriut, Qendrore dhe të Jugut.
Edhe Anglia donte të kishte pjesën e vet.
Në Angli, mbretëresha nxiti arsimimin. U hapën shkolla të reja, duke u hapur derën drejt botës së dijes më shumë studentëve.
Etja për literaturë, së bashku me përparimet në shtypje, solli një shpërthim kulturor. Kjo ishte epoka e Uilliam Shekspirit dhe dramaturgëve të tjerë të mëdhenj.
Vitet e fundit të Elizabetës ishin plot me telashe. Pa këshilltarët e saj të besuar, që kishin vdekur para saj, ajo u dha privilegje pak vetave që zgjodhi vetë, duke provokuar një rivalitet të fortë në oborrin mbretëror e madje edhe një rebelim që dështoi. Përsëri, mbretëria e saj u përça nga ana fetare.
Katolikët nuk pranonin të ndiqnin shërbesat protestante. Nga fundi i mbretërimit të saj, ishin ekzekutuar afro 200 priftërinj e besimtarë të thjeshtë. Edhe puritanët u burgosën dhe u ekzekutuan. Në Irlandë plasi rebelimi ndaj sundimit anglez dhe lufta me Spanjën vazhdonte.
Që në fillim të drejtimit të Elizabeth I u sanksionuan ligjet që ndalonin përdorimin e mishit gjatë kohës së Kreshmës së Madhe dhe të premteve.
Në ditë të caktuara nënshtetasit e mbretëreshës Elizabeth duhej të hanin jo mish, por peshk. Shkelja e kësaj rregulloreje dënohej me 3 muaj burgim ose me gjobë prej 3 funtave. Ekziston miti sikur pikërisht mbretëresha Elizabeth I ishte e para në Angli që gatoi kulaçin e famshëm me vishnje.
Elizabeta e kishte humbur popullaritetin e saj. Anglia nuk e donte më Mbretëreshën e saj të Virgjër. Pak nga pak, Elizabeta e humbi dëshirën për të jetuar.
Kështu, sundimtarja e fundit e dinastisë së Tudorëve vdiq më 24 mars të vitit 1603.
Kombi e priti lajmin me një heshtje dhe shtangie, por në mbrëmje po festonin në rrugë dhe hidhnin fishekzjarrë për ardhjen e monarkut të ri. Më në fund kishin një mbret, Jakovin VI të Skocisë, djalin protestant të Maria Stjuartit. Në rolin e tij si Jakovi I i Anglisë, ai bëri çka Elizabeta nuk kishte qenë në gjendje ta bënte: i bashkoi dy mbretëritë nën një monark. Mirëpo, optimizmi i fillimit shpejt ia la vendin zhgënjimit dhe kombi nisi të dëshironte ditët e Mbretëreshës së tyre të Virgjër.
Reputacioni i Elizabetës u rrit nga fundi i shekullit të 19-të, kur iu dha merita për lindjen e Perandorisë Britanike, që në atë kohë zinte çerekun e botës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane
Kush do të jetë trilioneri i parë në botë? Musk dhe katër të tjerë pritet të thyejnë rekordet e pasurisë
Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trumpit si president i SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë