LAJMI I FUNDIT:

Kanada pranon emigrantë, ja profesionet e kërkuara

Kanada pranon emigrantë, ja profesionet e kërkuara

Vitin e ardhshëm Kanada do të pranojë mes 260 mijë deri 285 mijë emigrantë. Ky është një numër rekord në historinë e këtij vendi.

Sipas ministrit të Emigracionit, Chris Alexander, qëllimi i planit të ri të imigracionit synon rritjen afatgjate ekonomike dhe mirëqenien e të gjithë kanadezëve.

“Ky plan mirëpret një numër rekord të njerëzve, të cilët do të kontribuojnë në ekonominë dhe në tregun e punës”, tha Alexander, me rastin e prezantimit të planit të emigracionit.

Shumica e imigrantëve të rinj, përkatësisht 65 për qind prej tyre, do të vijnë nga kategoria e emigrantëve ekonomikë, ndërsa 35 përqindëshi i mbetur do të përbëhet nga anëtarët e familjeve të emigrantëve, të cilët tashmë ndodhen në Kanada dhe duan të vazhdojnë të jetojnë në këtë vend.


Aplikuesit për punë dhe lëvizje, të cilët kanë një ofertë të vlefshme pune në Kanada, apo do t’i përshtaten programeve ekonomike të provincave përkatëse, shumë më shpejtë do të ftohen për tu lajmëruar që të aplikojnë për statusin e banorit të përhershëm.

Profesionet e kërkuara në Kanada mund t’i gjeni duke klikuar këtu. /Telegrafi/