Alma Nikolli
Një ulërimë.
Mendova se ishte ndonjë nga ato të qeshurat me të bërtitura të adoleshentëve, kur grupohen, të gjithë e kemi bërë diçka të tillë, kryesisht në autobuz.
Zëri i vajzës erdhi më i tmerrshëm duke sfumuar tingujt në kufjet e mia. Një djalë apo burrë (sipas përcaktimit “shkencor” të termit) i pakënaqur nga biseda e dy vajzave (sipas shpjegimeve të mëvonshme) me lirinë që do i ketë dhënë vetë vetes, pa kthyer ende unë kokën kishte goditur s’e kuptova se me çfarë, përveçse me llafe, nga ato që fatkeqësisht janë bërë normale, vajzën. Me syze i gjuajti më duket. Shau dhe pak e pastaj i kërkoi shoferit të zbriste, i indinjuar shumë madje.
Ishin të panjohur për njëri-tjetrin, ai iku (në ferrin që kurrë më tepër s’ia kam dëshiruar ekzistencën, uroj), ndërsa vajzën e kapi paniku. Sa më dhemb ajo.
Nuk diskutohet trishtimi në fytyrat e gjithkujt që ishte aty. Po, ishte tamam trishtim, e lexova në gjithë ata sy në dukje pa lot.
…
Nëse ai nuk pëlqeu bisedën, ritmin apo volumin e saj, nuk pëlqen jetën, ngjyrat apo errësirën e saj, nuk e di. Nuk e di nëse në këndshikimin mashkullor të godasësh një grua, kur nuk pëlqen ekzistencën e saj është legjitime, e njohur apo e panjohur qoftë ajo. Por, e di se përveçse dështim individual është produkt i kësaj shoqërie femërore të shpërfytyruar.
Femrat të ashtuquajtura shejtanka që sfidojnë djallin, të vetëkënaquara me disa shprehje të tilla idiote, të mbetura vetëm simbolike, s’bëjnë asgjë për të rrënjosur karakteret e meshkujve, kur kanë në dorë diçka. Gjithmonë kanë në dorë diçka, qëkur janë nëna e një fëmije, mësuesja e parë e një djali… e deri tek të qënit lodra e parë e një burri.
Gratë nuk e frikësojnë burrin. Nuk i ngjallin respekt apo larg qoftë dashuri. E bezdisin në rastin më të keq, kur ai s’ka para sidomos.
Gratë janë ato që vonohen para një takimi. Ju ka dalë nami. Janë aq të afta sa burrat t’i presin. Hallall!
Janë ato që i deh pija më e lehtë, parfumi.
Janë ato që pranojnë të barazohen me përqindje.
Janë ato që për 8 Mars duan patjetër diçka që të mund t’u tregohet krenueshëm grave të tjera.
Gratë janë ato mësueset, ç’mësuese të lidhura aq shumë me librin, me letrën, saqë në 8 Marsin e tyre duan një zarf modest letrash.
Janë ato delikatet me thonj të bëra që s’mund të hapin një kavanoz dhe që mund t’i gllabërojë me një kafshatë një mushkonjë.
Gratë janë koncepti që burrat kanë ndërtuar triumfshëm prej miliona ditësh. Gratë janë psikologjikisht këto gra që na shohin sytë.
Gratë jam dhe unë, po sot më vjen të jem një anti-grua, të jem një njeri që mendon aseksualisht, një njeri që mendon, një njeri.
Më vjen të urrej çdo lule që këputet e bëhet pjesë buqete duke bashkëpunuar kështu në manipulimin e dobësive të grave.
Gratë janë shkaku që prodhojnë një pasojë, e cila ju bëhet shkak i tmerrit të tyre. /27.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania