LAJMI I FUNDIT:

50 të shoqëruar për vrasjen e vëllait të deputetit të PS-së

50 të shoqëruar për vrasjen e vëllait të deputetit të PS-së

Policia e rrethit të Kurbinit shoqëroi të martën rreth 50 persona, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së vëllait të deputetit PS-së, për qarkun e Dibrës, Sabri Abazi. Viktima, Projet Abazi, u ekzekutua të hënën në mbrëmje nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas policisë, biznesmeni Abazi u qëllua me dy plumba nga një armë e tipit automatik, dhe vrasja u cilësua si një ngjarje për motive banale. Ndërkaq ende nuk bëhet i ditur emri i asnjë të dyshuari për vrasjen./Telegrafi/