"Çfarë po ndodh? Nuk ekziston në këtë planet as edhe një burrë, që sillet si duhet?"
Kohët e fundit gjithnjë e më shumë ankesa të të njëjtës natyrë dëgjohen nga femrat. Diku midis kafes dhe bisedës për të zakonshmet, tema papritur kthehet tek burrat dhe për zhgënjimet që na kanë sjellë. Madje në të shumtat e herëve përpiqen të shpjegojnë sjelljet e pabesa të tyre duke përdorur shprehjen: "Burra janë, ç’të presësh?"
Është zgjidhja më e lehtë që të mos pranojmë se faji mund të jetë vetëm i tyre, por edhe i yni…
"S’kanë faj burrat, por ne që tregohemi mendjelehta", – mbron me zjarr psikoterapeutja dr. Lora Slesinxer, transmeton Telegrafi. Dhe ç’është më e keqja nga të gjitha këto, jo vetëm nuk ndërgjegjësohemi se bëjmë gabim, por jemi dhe të sigurta se kemi vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Si të jemi të pagabueshme, brenda botës burrërore jo mikpritëse. E vërteta është krejtësisht ndryshe dhe e dhimbshme.
Gabimet që bëjmë, bëhen të rrezikshme për ne dhe marrëdhëniet tona. Jemi ne gratë që i krijojmë këto situata. Kur shohim se e teprojmë ose nuk jemi të sigurta për diçka japim një buzëqeshje për t’i mbuluar të gjitha.
Më e mirë vetmia
"Nuk mund ta imagjinoj jetën time pa patur dikë në krah",- dëgjova të thotë një vajzë e re në një rreth miqësor para disa ditësh. Ishte e bukur, ekonomikisht e pavarur, por me shikimin e saj kërkonte pa vetëdije tek çdo mashkull që takonte Mr. Mrekullinë. Po mirë, ç’është në fund të fundit burri? Një lodër e domosdoshme? Si është e mundur që një grua të jetë aq e pasigurt saqë vetëm me praninë e të dashurit të ndihet mirë?
Shoqëria është një ndjenjë tepër e bukur, por po të mos provojmë vetminë nuk mund ta vlerësojmë dhe të zbulojmë nivelin që duam të ketë shoku që na takon me të vërtetë. Në të shumtat e herëve, duke u përpjekur që t’i shmangemi vetmisë, krijojmë marrëdhënie pa rrugëdalje dhe problematike. Më e keqja është se ne vazhdimisht trembemi të ikim dhe përfundojmë të pranojmë një lidhje që nuk mund t’i rezistojmë.
Nuk ka lumturi që të ndahet
"E pranoj që burri im shikon të tjera, ndoshta diçka edhe më shumë, por e di që më do. Nga ana tjetër, ka nevojë për mua. Nuk mund ta lë",- thotë me dhimbje, por me gjakftohtësi shembullore Eleni. "Mund ta prish një marrëdhënie që në përgjithësi është ajo që dua vetëm e vetëm se Andrea shikon femra tjera?" Natyrisht shoku i Elenit nuk mbetet vetëm tek shikimi… dhe Eleni brenda saj është e bindur se nuk i qëndron besnik, por nuk vendos që t’i qartësojnë gjërat. I pëlqen të besojë se megjithëse Andrea e tradhëton, ajo ka nevojë për të. E vërteta është se këtë "nevojë të tepërt" e kemi dëgjuar shumë herë në jetën tonë. Ai do të kërkojë ndjesë dhe ne do ta falim dhe kështu do të vazhdojmë. Atëherë kush sillet pa mend në këtë rast?!
Një fëmijë për dy
"Kur njoha burrin tim, isha shumë entuziaste. Shumë shpejt mbeta shtatzënë. Kështu vendosëm ta mbajmë fëmijën dhë të martohemi", – thotë Marina, nënë e një vajze tre vjeçare. Natyrisht, ekzistojnë mundësitë që gjithçka të shkojë mirë dhe martesa të vazhdojë e lumtur si tani.
Por nuk ndodh kështu. Një fëmijë bashkon në realitet dy njerëz që jetojnë mirë bashkë dhe marrëdhëniet e të cilëve ngjiten mbi baza të shëndosha. Por dy "të panjohur" që në një natë të shkujdesur krijuan një jetë të re nuk mund ta bëjnë njëri tjetrin të lumtur sado që të përpiqen. Barra jashtë dëshire e dëmton tepër gruan që merr përsipër përgjegjësinë e një jete të re. Është më mirë që të mos ia lëmë gjërat fatit, sidomos në qoftë se nuk njohim sa duhet shokun tonë dhe nuk jemi të sigurta për hapin e madh.
Është burrë dhe qejfin e tij do bëjë
"Në takimet e para me mikun tim zbulova se ishte disi i papjekur, por isha e sigurt se me kalimin e kohës do të ndryshonte". Ëndrra femërore e padiskutueshme: "Të kemi atë fuqi dhe pushtet mbi burrat saqë t’i shndërrojmë në burra që ëndërrojmë."
Njohim dikë që na pëlqen, e dashurojmë, megjithëse ka disa vese "të vogla" (ndonjëherë edhe shumë të mëdha), por…"ku të vejë, do ta ndryshoj",- mendojmë përbrenda. Por nuk menduam nëse do të arrijmë. Dhe përse të ndryshojë ai dhe jo ne?
Në qoftë se do të ikësh, ik…
"Pas gjashtë vjetësh marrëdhënie të lumtura, miku im ngul këmbë se i duhet akoma kohë që të vendosë të martohet, kurse unë i ndiej vitet të ikin dhe në një çast dua të krijoj familje bashkë me të",- shpjegon me lot në sy Fatimja. "Nuk mund t’i kërkoj drejtpërdrejt të martohemi, as edhe t’i japë të kuptojë se kam humbur vite nga jeta ime pa arsye".
E vërteta është se ne gratë e ndjejmë shumë më herët sesa burrat nevojën që të bëjmë fëmijë, veçanërisht kur kemi gjetur shokun e jetës. Ndërkaq nuk është gabim i partnerit tonë, në qoftë se nuk është dakord me dëshirën tonë. Natyrisht situata rëndohet, por nuk veprohet dhe ndryshe. Ose rri dhe prit ose ik dhe kërko gjetkë për një dashuri të re.
Fantazitë tona…
Natyrisht që rastet e mësipërme nuk vërtetojnë se ne gratë jemi mendjelehta, por thjesht se jemi të padjallëzuara tek ajo që na intereson, burrat. Emancipimi i gruas kufizohet vetëm në kuadrin e punës. Përpiqemi të jemi të sakta dhe produktive në punën tonë dhe luftojmë që të na njihet mundi ynë. Prezantohemi autoritare dhe dinamike, kur faktikisht presim miratimin nga seksi tjetër. Ëndërrojmë se do të vijë princi që të na rregullojë jetën.
E vërteta është se bazojmë të gjitha shpresat, përgjegjësitë tek shoku i ardhshëm dhe kërkojmë që t’u përgjigjet kërkesave tona. Aq më keq, kur ai nuk u përgjigjet kërkesave tona atëherë jemi ne që fantazojmë të kundërtën.
Në të vërtetë ajo për të cilën kemi nevojë është që ky njeri i përkryer të ekzistojë në realitet dhe jo vetëm në fantazinë tonë. Por e thëna nga e bëra është larg.
Ne ju këshillojmë:
* Mos iu trembni vetmisë. Më i keq është boshllëku që ndien kur jeton me dikë që nuk të kënaqë.
* Mos lejoni që ëndrra juaj për një jetë të bukur të shfrytëzohet nga të tjerët duke rënë pre e mashtrimit.
* Në qoftë se një dashuri e re nuk ju kënaq dhe nuk është ajo që ju e prisnit nga një lidhje, nuk është nevoja që të humbni rastet e tjera dhe kohën që është aq e vlefshme. Mos harroni! ASNJËHERË NUK ËSHTË VONË!
* Mos shpresoni se do të ndryshojë. Në qoftë se dëshiron që lidhja juaj të mbijetojë pranoje ashtu siç është.
* Kini besim tek vetja juaj. Kujdesuni që të merreni me gjëra me vlerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTruku që përdorë kamerierja spanjolle për të marrë bakshish më të madh
Nëse ju është ngjitur rroba për hekurin e hekurosjes, kjo është mënyra si ta pastroni
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
Cila e mban ‘shkopin’ në dorë – koka apo zemra juaj?
Çfarë thotë për ju zgjedhja e qenit
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit