2009 iku, çka 2010
Fundi i vitit është edhe fundi i disa marrëzirave. Kështu përmblidhet një vit për Kosovën. Ndoshta në vitin 2010 do të përmirësohen disa gabime që janë bërë në vitin 2009. Ngjarjet, marifetllëqet, zanzibarat, marrëzirat të gjitha thuajse harrohen, por nuk harrohen edhe dështimet që po e përcjellin Kosovën që nga pas lufta.
Mangësitë duhet të përmendet sepse gabimet nuk duhet të përsëriten. Nuk harrohet ekonomia e dobët, privatizimi i dështuar, bujqësia e kapitulluar, kultura pa financa, Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian, cilësia e dobët e arsimit, dështimi i projektit Kosova e Re, problemi Mitrovicë, luftimi i korrupsionit pa sukses, ndërhyrja në media, njohje pak për Kosovën, gjykata të dështuara dhe drejtësi e politizuar, shëndetësi në kolaps, zgjedhje jo bash të suksesshme…
Zgjedhjet u lavdëruan dhe u stërlavdëruan nga ata që kishin manipuluar me to. Presidenti, kryeministri e shumë politikanë të tjerë i quajtën zgjedhje shumë të suksesshme. Dhe në fund KZAP urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve në Prizren, Lipjan dhe Gjilan. Ky është një fakt që zgjedhjet nuk kanë qenë bash ashtu siç janë komentuar nga politikanët që hedhën hi mbi popullatën.
Deklaratat e pamatura të kryeministrit Hashim Thaçi e ndan Mitrovicën. Ai shpesh thoshte se do ta bashkoi Mitrovicën dhe realisht edhe ai e pranonte se ky qytet është i ndarë. Në flamurin me yje të Kosovës figuron një hartë e cila është edhe me Mitrovicën, por realiteti në terren flet ndryshe. Mitrovicën e kemi të ndarë që nga pas lufta. Atje popullata shqiptare që shpreh dëshirë për tu kthyer, pengohet nga EULEX-i dhe nga KFOR-i. Për qefin e serbëve EULEX-i del dhe i ndal punimet e shqiptarëve.
Deklaratat e Qeverisë janë të thata dhe pa efekt. E çka në 2010?
Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian i zbuloi disa parregullsi që janë pik e zezë për një shtet. Në raport u tha se ka ndërhyrje në media, aty ku duhet të jetë fjala e lirë. U tha se korrupsioni nuk është duke u luftuar dhe Agjencia Anti Korrupsion është emëruar vetëm sa për sy e faqe. Raporti zbuloi edhe shumë të meta tjera që i rekomandoi Kosovës që t’i merr me seriozitet.
Shumë dosje kanë mbetur në vitrinat e gjykatave dhe janë pluhurosur duke mos u merr askush me to. Është një drejtësi e vonuar. Dashtë zoti e mos e takoftë askënd me gjyqtar sepse do të ngelesh në burg për disa vjet për pikën e qejfit. U pa ashiqare se drejtësia vërtet ka probleme dhe ndërhyrje politike. Edhe Raporti i Progresit e përmendi këtë problem. Nuk ndikuan aspak disa kronika dhe shkrime në mediat elektronike dhe të shkruara që prezantuan dëshmi dhe fakte të bollshme për të ndërruar diçka. Nuk mund ta quash shtet me drejtësi kur vritet njeriu në pikë të ditës dhe policia thotë se hetimet vazhdojnë. Për llogarinë time ky koncept nuk quhet shtet i drejt.
Ndalemi vetëm nja 3 sekonda edhe e dëgjojmë ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq dhe homologun e tij nga Kosova, Skënder Hyseni. Dallimi është si dita me natë. Jeremiq flet në cilësinë e viktimës dhe me një fjalor bindës që i ka bërë për vete shumë shtete duke e vonuar njohjen e Kosovës. Ndërsa Hyseni heziton të paraqes fakte se në Kosovë është ushtruar gjenocid nga Serbia. Hyseni është një gjumash i vërtet dhe nganjëherë ta krijon përshtypjen se duke folur do ta zë gjumi.
Por, kur kthehemi dhe shikojmë se kush është zëvendës ministre e Punëve të Jashtme, s’ka koment.
Kosovën e përcjell një trend i dobët i ekonomisë që nga pas lufta. Asnjë Qeveri nuk e ka marr seriozisht papunësinë dhe daljen nga kriza. Nuk arsyetohet dështimi me krizën globale financiare, sepse kjo ka ndodhur në të gjithë botën.
Privatizimi thuajse është shpallur i dështuar nga ekspertet e ekonomisë dhe nga OJQ-të.
Fabrikat privatizohen dhe punëtorët mbesin pa 20 % dhe toka e atyre fabrikave mbillen me speca dhe kastraveca. Paret e privatizimit dhe Trustit Pensional mbesin ende jashtë Kosovës. Të gjithë ekspertët e ekonomisë i rekomandojnë Qeverisë që këto të holla të kthehen në Kosovë për investime. Sipas Qeverisë të gjithë këta ekspertë qenkan të çmendur.
Bujqësia. Një ministër i padukshëm, pak punë. Pak subvencione. Problemi me CEFTA nënshkrimi i marrëveshjes për tregti të lirë me vendet evropiane, që Kosova është nënshkruese e kësaj marrëveshje po që nuk përfiton asgjë vetëm sa i dëmton bujqit vendor dhe iu bënë konkurrencë. Problemi me qumështarët i cili vazhdon, ndërsa Ministria e Bujqësisë premton përmirësim të kushteve. Disa subvencione për bagëti. 50 euro për lopë dhe 10 euro për kafshë të imta. Vetëm për ata që kanë ferma janë ndarë këto të holla. Një subvencion i vogël për mbjelljet vjeshtore dhe ende nuk dihet a janë ndarë ato të holla dhe si janë ndarë.
Rryma qe dhjetë vite na e ka shkurtuar ymrin për nja 2 vjet. Paushalli ka shkaktuar konfuzion tek popullata sepse KEK-u ka praktikuar një metodë të gabuar për vlerësimin e paushallit. Ka shtëpi e cila ka qenë e pa banueshme për disa vjet dhe KEK-u ia ka futur nja 3 mijë euro paushall asaj shtëpie. KEK-u ankohen për mos inkasim të të hollave dhe në anën tjetër diskriminojnë konsumatorët. Disave ua lëshojnë rrymën e disa i lajnë në terr edhe pse paguajnë. Serbët i privilegjojnë, komunitetet tjera i harrojnë se ekzistojnë.
Shpresat mbaheshin tek Kosova e Re që pritej të fillonte. Donatorët ikën për shkak të jo seriozitetit të ministres Justina Pula dhe për shkak të kushteve jo të favorshme.
Edhe kriza globale në anën tjetër i bëri të veten.
Ende duhen reforma në arsim dhe një metodologji e re e mësimdhënies. Është pozitive shpërndarja e librave shkollor pa pagesë për të gjithë nxënësit, por ende është shqetësuese numri i madh i analfabetizmit sidomos tek gjinia femërore.
Ministria e Arsimit duhet të ndaj një fond të veçantë për luftimin e analfabetizmit.
Nëse Enver Hoxhaj dëshiron të lavdërohet me punën që e bën analfabetizmin duhet ta zhduk. Ky do të ishte super sukses i tij.
Edhe Universiteti i Prishtinës ka ende probleme. Mungesa e hapësirave dhe salla të pakta për student. Një profesor ligjëron para 200 studentëve, si ka mundësi të mësosh diçka dhe të koncentrohesh në mesin e gjithë këtyre studentëve. Duhet të harrohen notat nëpër kafe që i qesin disa profesor. Edhe vlerësimin për student duhet ta ndryshojnë dhe të vlerësohen në bazë të gjitha aktiviteteve. Të harrohen eksperimentet me studentë që i bëjnë. Vitin e parë punon me një sistem që ti obligon 15 lëndë dhe vitin tjetër ndrrohet sistemi që t’i obligon 10 lëndë. Harroni praktikat e disa të padijshmëve që vijnë nga perëndimi dhe praktikojnë mënyra të ndryshme të organizimit dhe eksperimentojnë me një vend që është në tranzicion. Dikush praktikon në Universitet sistemin e Bolonjës dhe dikush thotë se ky është i dështuar.
Kur 2 milion banorë që parashihet se i ka Kosova nuk e kanë një CT, (për fotografimin e trupit me rreze X), ku mandej. Mungojnë gjërat elementare për trajtimin e një pacienti në QKUK. Fasha s’ka, filma për fotografim s’ka, penj për qepje të varrave s’ka, shtretër për lehona s’ka, inkubator për fëmijët që lindin para kohe s’ka. Me një fjalë thuajse asgjë s’ka. Ku po synojmë me këtë qasje të gabuar? Hynë në QKUK ndeshesh edhe me qen endacak që depërtojnë në brendësi të QKU-së.
Duhet të harrohen ato frazat e përditshme se kultura është ambasador i një shteti, do ta përkrahim kulturën dhe do të bëjmë të pamundurën.
Hapa konkret nga ministri Valton Beqiri për përmirësimin e kushteve të artistëve.
Çka janë 150 euro në muaj për një aktor që është në marrëdhënie pune me Teatrin Kombëtar. Larg politizimit të artit, sepse dorëheqjen që drejtori i Teatrit Kombëtar e dha e arsyetoi me ndërhyrje politike. Nëse mbahet një eveniment kulturor 5 persona janë pjesëmarrës sepse s’ka interesim për shkak të mos investimit në kulturë.
Mos të japim deklarata, të veprojmë.
Vitin 2010 nuk duhet ta presim me këtë logjik sepse dështimet do të na u turren prapa.
Nuk duhet të kthehemi në kohë dhe të veprojmë si vitet e mëhershme. Shikimi shkon kah 2010 në perspektivë
Tranzicioni për Kosovën nuk do me mbaru edhe një shekull. Edhe ne Kroaci ka pasur luftë edhe në Slloveni. Po tash ato janë shtete me ndikim në politik bërjen evropiane. Edhe Kosova duhet të ndjek shembullin e tyre dhe të jemi në hapë me kohën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania