LAJMI I FUNDIT:

20 këshilla për seks gjatë pranverës!

20 këshilla për seks gjatë pranverës!

Ndjeni poshtë një ndjenjë të çuditshme? Me ardhjen e pranverës, natyrisht se kthehet edhe dëshira për seks.

Dita bëhet më e gjatë, temperaturat rriten, dielli del më shpesh, dhe gjithë kjo ndikon në sjelljen tonë.

“ Me diellosjen dhe me dritën automatikisht nxitet hormoni serotonin, dhe kjo bën që të ndihemi më të zgjuar dhe më vital”, thotë biopsikologu Peter Walschburger.
Përpos kësaj hormoni, melatonina në trupin tonë, në këtë kohë, fundoset në pjesën e poshtme të trupit. P.sh: gjatë dimrit kemi 80% më shumë rroba në trupin tonë. Tani duam të lëvizim më shumë dhe atë më lirshëm.

Sidoqoftë, ndryshimet nuk vërehen në pranverën e hershme, por në kohën kur veshjet e shkurta bëhen trend. Në vend të disponimit jo të mirë dimëror, do të keni ecje spontane me të dashurin/ën në parkun e qytetit, apo dhe do të putheni në bankinë, ose do të keni net të gjata dashurie.


Kjo dëshirë është e re, të cilën duhet ta mësojmë. Dhe nuk është aq e vështirë: Thjeshtë, dilni jashtë dhe shijojeni. Pjesën tjetër vetvetiu e përfundon nëna natyrë.

Cicëroni pranë partnerit ashtu si zogjtë
Në mëngjes, rëndom na zgjojnë nga gjumi zogjtë. Shfrytëzojeni këtë zhurmë të ëmbël, dhe bëhuni ‘zog’ pranë partnerit tuaj. Kafshojeni laprën e veshit, dhe më pas pëshpëritni: “a po e dëgjon? “, ajo do të pyes e përgjumshme “çka”?. Përgjigjuni “ pranverën…”, më pas putheni syrin e saj të majtë, të djathtë, hundën, nofullën e më pas edhe buzët.

Vizitoni një shtëpi zbukurimi…
Hmm, tingëllon paksa e çuditshme por, ja që është e vërtetë. Shkoni me partnerin tuaj, në ndonjë shtëpi zbukurimi ku do të shërbeheni manikyr dhe pedikyr, natyrisht se bashku me partnerin, dhe më pas shkoni në saunë së bashku. Në saunë, do të gjeni dhe njerëz të tjerë prandaj bëhuni si të huaj. Kur do t’i fshini gjatë saunës gjinjtë tuaj ngadalë, është vetëm çështje kohe, se sa do të mund të rezistoj partneri juaj…

Seks në qilar
Edhe veglat dëshirojnë që të zgjohen nga gjumi dimëror. Lirojeni qilarin nga tavolina dhe grilli, e natyrisht edhe gjësendet tjera të panevojshme. Më pas, shfrytëzoni rastin. Kapni të dashurën tuaj me të dy duart. Vendoseni të dashurën në karrigen e kopshtit, dhe zhvishni të brendshmet e saj, pastaj kënaquni.

Planifikojini dëshirat e seksit
Planifikoni me të dashurën sesionet e seksit. Pyete të dashurën se çfarë do të dëshironte të bënte deri në ditën e parë të verës (21 qershor). Preni disa letra të vogla, dhe në të shënoni dëshirat potenciale të saj si p.sh: Incizimi i pornos private, dërgimi i fotove të ndryshme personale erotike në mobil, seks oral në ndonjë kopsht, apo seks në kinema – por bëni kujdes, mos shkruani shumë dëshira për të vënë partnerin në presion pa nevojë.

Seks udhëtim në qiell të kaltër
Befasojeni partnerin tuaj me një udhëtim spontan në vendet e saja të preferuara. Shfrytëzojeni si shembull udhëtimin me veturë. Ndaluni kohë pas kohe me automjetin tuaj në vende të ndryshme, bëni seks dhe puthuni sikurse adoleshentët. Ëndërroni për seks oral gjatë udhëtimit në autostradë? Pyeteni atë, ndoshta edhe ajo do të dëshironte. Një këshillë për ngasësin: veturën tënde drejtoje në shiritin për shpejtësi më të vogël në mënyrë që të kënaqesh, me një dorë të drejtosh automjetin dhe me dorën tjetër të kryesh punë.

Seks në shtratin pranveror
Partnerët jo të befasuar nga pranvera, nuk presin shumë, dhe menjëherë bëjnë seks nëpër kopsht, apo në ballkon. Sidoqoftë, bëni kujdes: shfrytëzojeni shtratin maksimalisht pasi që nëse sëmureni nga seksi në ballkon, mund të mos keni më atë kënaqësi, gjatë gjithë stinës.

Koha për pastrim
Në dhomën tuaj të fjetjes vjen ende erë dimri? Çfarë prisni ! Nëse nuk dëshironi që të pastroni dhomën së bashku lakuriq, e dashura juaj mund të bëhet lehtë amvise, por pa të brendshmet. Me rëndësi: Ndërroni gjithë orenditë tuaja me atë pranverore, dhe jepini erë speciale pranverore.

Bëjeni në garazh
Djemtë e ri zakonisht në këtë kohë kanë dëshirë për të pastruar automjetin e tyre në garazh. Lëreni të dashurën tuaj ta bëj atë. Por, shfrytëzoni rastin dhe bëni një festival të lagështisë. Lageni njëri tjetrin me zorrën e ujit në oborr. Para se të mbushet garazhi plot me ujë, zorrën lëreni mënjanë. Kapni të dashurën tuaj, hidheni në kapakun e automjetit dhe më pas jepni gaz.

Vini në pah zonën e bikinit
Jepni të dashurës suaj ndjenjën e bikinit që në pranverë. Ftojeni atë për një dush në banjo, dhe më pas shkumoni sa të keni mundësi. Më pas ngadalë me duart duaj vizitojini pjesët komplekse të trupit të saj. Më pas nuk ka nevojë as për bikini.

Piknik në traget
Sinqerisht: Ende është herët për të përdorur tragetin pasi që temperaturat janë ende pranverore. Por, nëse i pëshpëritni njëri tjetrit në vesh, mbani mbulesa të ndryshme, dhe përkëdhelni njëri tjetrin, temperaturat verore janë të garantuara. Uluni në një traget në liqen. Pini një kafe ose çaj të nxehtë. Keni harruar me qëllim një copë tortë në shtëpi? Nuk ka problem. Ndajeni atë së bashku dhe më pas shikoni njëri tjetrin thellë në sy.

Bëhuni punëtori i saj
Keni dëgjuar që në shtëpinë e partnerit tuaj ka shpërthyer një gyp? Çfarë po prisni. Vishni rrobat tuaja të punëtorisë, dhe shkoni te ajo. Ajo do të ju pres ngrohtë në kuzhinë, dhe ju pasi që ta keni rregulluar problemin, kryeni dhe çështjen e pagesës. Natyrisht, kjo nuk përfundohet me lek, por me diçka tjetër. Bëni seks në kohën kur duhet bërë pagesa, në mënyrë që të mos e ngushtosh familjen e së dashurës, pasi që kriza financiare sot ka hyrë në shtresa të thella të shoqërisë…

Shpenzo në veshjet pranverore
Ftoni të dashurën tuaj për shoping. Të gjitha femrat e duan shopingun. Udhëtoni me të nëpër qytete të ndryshme bëjini dhurata të ndryshme. Preferohen ato pranverore. Dhe, natyrisht mos harroni se në vendet ku bëhet shopingu, ekzistojnë kabinat e zhveshjes, dhe një xhiro e shpejtë nuk do të ishte e dëmshme.

Ecje në park
Shkoni së bashku në park, dhe merrni pak kohë për njëri tjetrin. Mobilët dhe Iphonët lërini në shtëpi sepse nuk do të keni nevojë për to. Uluni për të pushuar në ndonjë prej pankinave të parkut. Ngadalë filloni përkëdheljen dhe puthjet e ndjeshme. Lejojeni diellin që të depërtoj në fytyrën tuaj. Mos harroni, nuk bën assesi të flini kur jeni së bashku, e sidomos vet.

Ushqim në shtrat
Befasojeni të ëmblën tuaj me një mëngjes në shtrat. Merrni të gjitha nga frigoriferi dhe vendosni në pjatën dedikuar të dashurës. Ajo natyrisht do të kërkoj më shumë por bufeja është e zbrazur. Bëhu ti bufeja e saj, dhe lëre që ajo të ndjehet mirë kur të ulet në penisin tënd.

Ndjenjë e seksit të plazhit, në dhomë të fjetjes
Kërkojini asaj që të vesh bikinit e tua të preferuara. Përkujdesuni për një temperaturë sa më të mirë në dhomë. Sjelli asaj një palmë artificiale nëse keni në shtëpi. Aty pranë bëjeni një cocktail për të. Më pas, paramendoje shtratin si traget, dhe fillo ta ngasësh atë, në mënyrë maksimale, natyrisht jo tragetin, por femrën tënde.

Seks prapa dritares
Po, bëni seks prapa dritares. Pastrojini dritaret, dhe më pas thërrisni të dashurën për të parë ajo se si e ke bërë. Vendose të dashurën në pankinën e dritares, dhe fillo të bësh seks, ose ulu ti në pankinë, dhe ule të dashurën në penis. Dhe, shijojeni seksin me shpinë kah dielli.

Seks në këmbë
Shkoni në thellësi të malit. Përreth jush do të cicërojnë zogjtë dhe do të vërtiten kafshët e buta përreth. Frymoni thellë ajrin e pastër dhe thuani të dashurës suaj: “A po e ndjen erën e pranverës?” Ajo do të shikoj e dashuruar në sytë e tu. Ti nga ana tjetër shfrytëzoje rastin dhe bëje seksin në këmbë. Mos u frikësoni nga gjuetarët sepse as për ata kjo nuk është tabu.

Bëhu kopshtari lakuriq
Kur pranvera të ketë lulëzuar, duhet të pastrohet kopshti nga barërat e dëmshme. Sidoqoftë, ti do të jesh lakuriq. Kërkon nga e dashura jote ndihmë. Ajo do të vie me një dekolte të hollë të gjelbër dhe do të përkulet lehtë. Ti nga prapa do të fillosh të impenjosh. Do të puthësh flokët e saj, dhe ndoshta ajo do të të përgjigjet.

Gjysmë e veshur në dar
Më në fund ditë pushimi. Kërkoni nga e dashura juaj që të vishet hollë nën mini të saj, dhe të shkoni për darkë. Thërrisni një taxi dhe uluni prapa. Pyete se çfarë ka dëshirë të bëjë. Shkoni në restaurant, dhe uluni pranë njëri-tjetrit. Nëse keni guxim, nxehuni mirë nën tavolinë.

Silleni trupin tuaj në seks-formë
Mjaft më me copa të panevojshme veshjesh dimri. Të dy së bashku, paraqituni lakuriq para pasqyrës. Shikoni se ku i keni defektet tuaja. Bëni testime të ndryshme në trupat tuaj. Kur të vëreni ndonjë, është e thjeshtë. Ti i tregon të dashurës se ku ka defekte, e më pas e vë atë në shtrat, dhe e sjell në formën e saj të dëshiruar. Natyrisht, me profesionalizmin më të lartë të mundshëm. /Telegrafi/