Shko në orar. Mos u zini në udhëtime. Dhe thjesht duaje partnerin pa kushte.
1. Veprimet e ëmbla nuk bëhen më pak të ëmbla nëse bëhen të zakonshme. Pyete partnerin si ka kaluar, në fund të ditës, edhe nëse je ndjerë sikur askush nuk ka dashur t’ia dijë për ty, nëse partneri të pyet për detaje, do e kuptosh që partneri do t’ia dijë, për çdo gjë.
2. Disa zënka janë thjesht zënka. Ti mund të jesh çmendurisht e dashuruar me dikë dhe përsëri të jesh shumë e inatosur me të. Sherret nuk paralajmërojnë fundin. Çiftet që rrinë bashkë zgjedhin marrëdhënien në vend të konfliktit.
3. Prano që marrëdhëniet kanë edhe detyrime. Ti mund të mos duash të bësh çdo gjë që partneri të kërkon, të shkosh në festat e punës, të shohësh koncertin e grupit që ka qejf ai, apo qoftë edhe një shëtitje, por ti e di që ai është i lumtur kur të ka pranë dhe për këtë ia vlen t’i bësh ato.
4. Por ji e sinqertë me të për sepse në ndonjë event edhe mund të mos shkojë. Jo për çdo gjë jeni të detyruar.
5. Blerjet e vogla surprizë kanë shumë vlerë partnerit tënd.
6. Mos bëj takime në grup ose me disa çifte nëse çiftet nuk janë të gjithë miq. Nuk ka asgjë të keqe të mos keni të njëjtët miq. Mund të vazhdoni të dilni me miqtë tuaj, edhe nëse të gjithë jeni në një marrëdhënie. Djemtë nuk kanë pse të bëhen shokë vetëm sepse ju jeni shoqe dhe jo çdo bisedë është bisedë grupi.
7. Jepi puthjen e përshëndetjes kur vjen në shtëpi para çdo gjëje tjetër. Puthe për t’i thënë mirupafshim. Është shumë bukur kur ai të përcjell te dera. Dhe kur ju putheni në mbrëmje kur ktheheni nga puna tregon që keni rëndësi për njëri tjetrin më shumë sesa çdo shqetësim i kaluar.
8. Ndonjëherë duhet t’u thuash jo ftesave, për të kaluar kohë me njëri tjetrin. Jeta bëhet shumë e ngarkuar me kalimin e kohës. Është shumë bukur të përdorni kohën e lirë për të qëndruar bashkë.
9. Trajtoje familjen e tij si tënden. Atyre u pëlqen ta dinë që ti i mendon si familjen tënde dhe partnerit do i pëlqejë që ti i trajton si familjen tënde. Telefonoji vazhdimisht. Takoji kur partneri nuk është.
10 .Më shumë “Të dua” janë më mirë sesa më pak. Dy fjalë që vlejnë gjithmonë. Asnjëherë nuk është shumë.
11. Tregohu e sjellshme kur partneri është i sëmurë. Kjo mund të jetë të anulosh planet e t’I gatuash një supë. Mund të jetë që shkon në farmaci për një ilaç për kollën. Mos u anko. Askush nuk sëmuret me dashje dhe nëse rolet do përmbyseshin, ai do kujdesej për ty.
12. Mos bëj shakara pa kripë për të në sy të të tjerëve. Trego respekt dhe mendo çfarë do donte ai të ndante me grupin. Është partneri yt, jo lodra jote.
13. Shko në orar. Shumë zënka të kota mund të shmangen duke mos shkuar vonë. Nis të grimohesh 20 minuta para sesa koha që ke menduar. Ka shumë mundësi që ti, partneri ose dikush që do takoni në festë, të jenë të fiksuar pas korrektësisë në orar, prandaj shko në kohë nëse ke thënë që do jesh që mos të dukesh e pasjellshme.
14. Nëse dikush flet fjalë të këqija për partnerin, mbroje. Edhe nëse je shumë e sjellshme për të kundërshtuar njerëzit, duhet të bësh ndonjë përjashtim. Ju duhet të bëheni mbështetësit kryesorë të njëri tjetrit.
15. Informojeni njëri tjetrin për planet vetjake. Do dalësh me shoqet pas pune? Shumë mirë, kalofsh bukur! Thuaja atij më parë, që 1: të mos shqetësohet dhe 2: ta dijë që nuk do jesh që të bëjë planet e tij. Nuk po i kërkon leje, thjesht je e përgjegjshme sepse dhe ti vetë do doje të dije që partneri është gjallë dhe mirë.
16. Përgjigju telefonatave, mesazheve, etj. Mos mendo variantin ulje volumi kur të merr i dashuri, shkruan revista class. Nëse ai dëshiron të flasë, për çfarëdo lloj arsye, duhet të jetë një përparësi.
17. Mos u zini kur udhëtoni. Hoteli luksoz që kenirezervuar nuk është luksoz fare. Ose ai ka harruar të fusë peshqirët që tha. Ti mund të nxehesh dhe ju të bëheni ai çifti që u grind në aeroport, ose mund të mendosh që do keni një histori apo ca shaka për të treguar në të ardhmen.
18. Ji spontane. Bëj një rezervim darke për dy persona në çastin e fundit. Ose thjesht shkoni në restorantin e preferuar dhe sikur mos të ketë tavolina, porosisni diçka në bar. Bëni seks në mëngjes. Bëji surprizë bileta koncerti. Kjo do e mbajë lart pasionin e marrëdhënies tuaj.
19. Duajeni njëri tjetrin pa kushte. Ndonjëherë është kaq e thjeshtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Karakteristikat që e bëjnë një grua të shenjës së Ujorit super të veçantë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar