LAJMI I FUNDIT:

11 partnerë për çdo femër?

11 partnerë për çdo femër?

Njëmbëdhjetë! Duhet ta dini, është kjo mesatarja e partnerëve që një grua mund të koleksionojë në "karrierën e saj të dashurisë".

Këtë e shpjegon një kërkim i bërë mbi gra të të gjithë planetit, gra të moshave nga 16 deri në 49 vjeçe. Studimi ka përfshirë 9.606 gra nga e gjithë bota. Mesatarisht, gratë kanë treguar se kanë kryer marrëdhënien e parë seksuale në moshën 18-vjeçare.

Për të dhënë më shumë detaje, 17% e tyre tregojnë se kanë kryer marrëdhënie për herë të parë kur kanë qenë 15 vjeçe dhe 32% kur kanë qenë 17 vjeçe.

Në përgjithësi, pothuajse gjysma e grave që morën pjesë në studim ka kryer seks për herë të parë kur ishin akoma minorene.


Për sa i përket numrit të partnerëve, mesatarja botërore, ashtu si thamë dhe më sipër, është 11, por gratë evropiane janë ato që ndërrojnë më pak partnerë në jetën e tyre seksuale, me një mesatare prej 10 lidhjesh të deklaruara.

Ato që janë në krye të klasifikimit për sa i përket ndërrimit të partnerëve janë aziatiket, me 14.3%, më pas vijnë amerikanojugoret, me 12 dhe amerikanoverioret me rreth 11. Sigurisht që kërkimi dhe rezultati i 11 partnerëve për gra janë spontane.

Pra…11 janë ata që deklarohen, sepse në të vërtetë, kushedi …? /Shekulli/