Jo mbyllja (ky nocion simbolizon errësirën, burgun), por hapja (sinonim i dritës dhe shtegut të lirës), e stazës së çiklistëve mbi pishinë është zgjidhja.
Ka kohë që nga treni famoz i Isa Mustafës, e tash me rastin e aksidentit tragjik të një çiklisti po flitet për mbylljen e rrugës që shpie për në parkun Gërmia. Mirëpo, është mirë që kompetentët e Komunës së Prishtinës para se të ndërmarrin çfarëdo vendimi lidhur me këtë çështje t‘i kenë parasysh disa rrethana.
Parku Gërmia në këtë shkretëtirë dhe kaos urbanistik është e vetmja unazë për dyqind mijë qytetarët e Prishtinës ku mund të kalojnë kohën e lirë për ta shijuar natyrën, për rekreacion, për sport, për shëtitje, për t’i nxjerr fëmijët për të luajtur në Parkun e lodrave, në fushat e basketit, ku janë investuar mijëra euro nga bashkësia ndërkombëtare.
Nëse mbyllet rruga parashtrohet pyetja se si do të ngjiten në park qindra invalidë me karroca, pleq, nëna me fëmijë, gjithashtu me karroca. Ekskursionet dhe delegacionet e ndryshme që vijnë jo vetëm nga Kosova, Shqipëria, por edhe nga Japonia, Kina, Evropa, për vizitë në Prishtinë, që përherë drekojnë në restorantet e “Gërmisë”, a do të kenë kohë e vullnet të vizitojnë këtë park?
Trajnimet dhe seminaret e ndryshme që mbahen nga asociacionet e ndryshme, jo vetëm nga Kosova , por edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia, pikërisht për shkak të natyrës së parkut, a do të mbahen më në Gërmi, nëse mbyllet rruga?
Qytetari i zakonshëm që do të ikë nga rrëmuja dhe ndotja e qytetit për të drekuar apo thjesht për të pirë një kafe në natyrën e parkut, a do të këtë kohë të eci në këmbë për një drekë në Gërmi?
Qindra prishtinas të cilët gjatë verës e kalojnë kohën në Gërmi deri në orën 24 për t’i ikur vapës përvëluese, ku do të gjejnë shpëtim?
Njëqind e pesëdhjetë punëtorët e tri restoranteve në parkun e Gërmisë do të mbeten pa punë. Dhjetëra fshatarë që i furnizojnë restorantet me veze, qepë, speca, maze, djathë dhe artikuj të tjerë ushqimorë ku do t’i shesin prodhimet e veta, kur të mbyllën restorantet?
Si do të shkojnë qytetarët e fshatit Butovc në shtëpitë e tyre dhe qytetarët prishtinas në vilat e tyre në Butovc dhe rreth e rreth parkut, ku për ka nisur ndërtimi i shtëpive , apo ata qytetarë që duan të dalin të antenat për të relaksuar në natyrë?
Shkurt, parku Gërmia, nëse mbyllet rruga, do të mbetet gjysmë i shkret. Zgjidhja e çështjes se çiklistëve mund të bëhet vetëm me tremijë euro investim, duke e hapur stazën mbi pishinë. Çdo park në botë e ka stazën e çiklistëve, këmbësorëve dhe rrugën e automjeteve. Bile qysh tani duhet menduar për hapjen e rrugës për në Gërmi edhe nga Matiqani në mënyrë që të shkarkohet rruga kryesore e Gërmisë për periferinë për të ardhur në këtë park
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania