Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mbajtur një mbledhje përkujtimore për gazetarin e ndjerë, Ibrahim Rexhepin, në të cilën morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë e gazetarë, të cilët ndanë fjalë rasti.
Kolegia dhe bashkëpunëtorja e tij, Evliana Berani tha se Ibrahim Rexhepi do t’i mungojë gazetarisë dhe fushës së ekonomisë, për të cilën raportoi gjatë karrierës së tij.
“Ibrahim Rexhepi nuk ka njohur dallime, sidomos jo në gjenerata. Ai ishte sublimim i moshës së njerëzve me të cilët rrinte, të njerëzve të cilët i informonte, me të cilët pa u kursyer asnjëherë, ndante pjesën më të shtrenjtë të tij. Mësimet e nxjerra dhe dijen e përfituar gjatë katër dekadave e gjysmë të punës së tij prej gazetari dhe analisti”, ka thënë ajo.
Agron Bajrami nga Koha Ditore, tha se Ibrahim Rexhepi ishte ndër të paktët gazetarë që nuk i ka përzierë bindjet personale me punën profesionale. Ai njëherësh propozoi që për nder të Ibrahim Rexhepit, të themelohet një çmim për gazetarinë ekonomike me emrin e Rexhepit.
“Në rastin e Ibrahim Rexhepit kemi të bëjmë me një njeri që ka ndërtuar një pjesë të rëndësishme të historisë së gazetarisë moderne të Kosovës. Është, e them lirisht, kryemjeshtri i gazetarisë ekonomike të Kosovës, ka qenë numri një, Këtë, besoj që do të duhej edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ta vlerësonte. Personalisht mendoj që një çmim për gazetari ekonomike, me emrin e Ibrahim Rexhepit, është më e pakta që ne si komunitet gazetarësh dhe si kolegë të tij mund ta bëjmë për të respektuar punën dhe veprën e tij”, tha ai.
Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, tha se Ibrahim Rexhepi ishte elaboruesi i parë i mendimit socio-ekonomik në gazetarinë shqiptare dhe rikujtoi që Rexhepi kishte udhëhequr jurinë e parë të profilit ekonomik “Vangjush Gambeta”.
“Në këtë periudhë dhe në periudhën që do të pasojë Ibra do të mbahet mend për organizatën të cilën kam kënaqësinë ta drejtoj, Unionin e Gazetarëve Shqiptarë, si gazetari që udhëhoqi më së pari një juri të parë të profilit ekonomik siç është juria “Vangjush Gambeta” e gazetarëve ekonomikë ne hapësirën shqiptare”, ka thënë Çipa.
Ndërsa kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli tha se Rexhepi nuk kishte bërë dallime në moshë, por kishte ndihmuar dhe vlerësuar edhe gazetarët e rinj.
“Vetëm dikush si ai diti , na nderoi dhe madhështor siç ishte, realisht edhe na la. Me pak fjalë, me shumë punë, më tepër dashuri e me mbështetje të pakursyer për gazetarët e rinj, për çka ne ishim dje tërë ditën në zi dhe vazhdojmë të jemi edhe sot, sepse humbëm një koleg dhe mik të papërtritshëm”, ka thënë Begolli.
Ndërsa familjari i Ibrahim Rexhepit, Skender Rexhepi, ndau edhe kujtime nga fëmijëria e tyre, ku përmendi se Ibrahim Rexhepi si i vogël ishte tërhequr nga gazetaria. Ai kujtoi se kur babai i Rexhepit kthehej nga puna, Ibrahimi priste që t’ia sillte gazetën ditore.
“Rrugën e gazetarisë, rrugën e letrave, Ibrahimi bac Brahë nuk e filloi në vitin 1976 në Rilindje, ai kishte filluar shumë më herët, si nxënës i shkollës fillore dhe i shkollës së mesme në fshatin Slivovë atje ku u lind, ku u shkollua, ai themeloi klubin letrar “Risto Siliqi” klub i cili funksionoi me vite të tëra dhe mbajti shumë orë letrare në fshat, në Ferizaj, në rrethinë”, ka thënë Rexhepi.
Rexhepi ishte i njohur si gazetar e ekonomist, ndërsa së fundi punoi si këshilltar I lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025