Thellohet deficiti tregtarë gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin korrik 2015 prej 209.3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 203.7 milionë euro me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
Në një komunikatë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se eksporti mbulon importin 14.9%. Sipas të dhënave të ASK-së, eksporti i mallrave në muajin korrik 2015 kishte vlerën 36.6 milionë euro, ndërsa importi 246.0 milionë euro, ku shihet se ka një rritje prej 7.6% për eksport dhe 3.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014, transmeton kp.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 38.2% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.1% produktet minerale; 14.2% perla, gurë të çmuar, metale të çmuara etj.; 6.5% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.2% plastika,goma dhe artikujt prej tyre; 4.4% produktet bimore; 3.3% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.3% të importit e përbëjnë produktet minerale; 14.3% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.5% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.1% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.8% produktet e industrisë kimike; 6.3% plastika,goma dhe artikujt prej tyre; 6.2% mjetet e transportit; 5.1% produktet bimore etj.
Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 40.2% për eksport dhe 44.1% për import; ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 39.6% për eksport dhe 27.6% për import.
Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Austri (15.4%), Serbi (15.1%), Shqipëri (11.2%), Belgjikë (9.5%), Maqedoni (8.8%), Indi (7.8%) etj.
Kurse, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.9%), Gjermania (11.2%), Italia (9.3%), Turqia (9.3%), Kina (9.0%), Shqipëria (5.3%), Maqedonia (5.3%) etj
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Dhjetë familjet më të fuqishme në SHBA - tri prej tyre janë veterane të Shtëpisë së Bardhë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova