Mithat Lepaja
E quanin Mehmet Dyzi edhepse mbiemrin nuk e kishte Dyzi, por prejardhjen e kishte nga ky fshat i Llapit. Ishte i moshës mesatare, por neve na dukej plak. Banonte pak metra më tutje Gjimnazit “Sami Frashëri” në rrugën “Emin Duraku” në Prishtinë. Vishej bukur me tirq, xhamadan, xhurdi, shokë lahuri të dredhur dhe me plis të bardhë si bora. E ka pas një atë që nuk i gjendej shoqi.
Mehmet Dyzi ngjallte parafytyrimin për kreshnikët që mund t’i njohim nëpërmjet këngëve epike popullore. Për të qenë kreshnik i vërtetë i mungonin vetëm armët që në ato rrethana të kohës i mbante sigurisht diku të fshehura në shtëpinë e tij. Ati i tij mund të krahasohej me atin e Ali Pashë Tepelenes, për të cilin kënga popullore thotë: “Ali Pashë Tepelena e ka atin me sylejbena”. Mbase ishte i ngjashëm me atin e Ali Pashë Gusisë që Gjergj Fishta në “Lahuta e Malësisë” e përshkruan kështu:
Edhe u ulka në katue
Kû nis gjokun me shilue,
I vên frênin prej florini,
I vên shalen telatinit,
I a shterngon me tre kallana:
Hidhet gjoku porsi Zâna…
Me gjasë pamja e Mehmetit dhe atit të tij dhe veprimet e tyre e kanë frymëzuar Adem Demaçin të shkruajë një ndër tregimet e tij më të mira “Toka nuk sillet vetëm rreth boshtit të vetë”, ku e përshkruan aq bukur Sherif Gllamnikun.
Mehmet Dyzi dhe ati i tij, që bishtin dhe jelët i kishte të lyerë me kanë të Turqisë dhe kishte stoli të tjera si sylejbenat e atit të Ali Pashë Tepelenes, ishin atraksion për të gjithë qytetarët e sidomos për fëmijët. Patkoit e atit krijonin rrapëllimë të veçantë në rrugët me kubëza të Prishtinës së atëhershme. Kjo zhurmë thuaja se ishte një muzikë e kompozuar nga ndonjë muzicient i njohur. Mehmeti e dinte kohën kur nxënësit e gjimnazit kishin pushimin e gjatë dhe në atë kohë dilte në platonë para Xhamisë së Madhe dhe fillonin ekzibicionet që ati i kryente sipas urdhrave të pronarit. Ishte mrekulli t’i shikoje ato veprime të atit për çka Mehmeti e shpërblente kohë pas kohe me sheqer guri.
Në kohën kur Mehmeti i zhvillonte këto aktivitete argëtuese për qytetarë, në Prishtinë patë ardhur Cirku italian “ORFEU”. Isha, si fëmijë, në shfaqjen e këtij cirku, që ne e quanim Qirkuz, e që kishte edhe dresura me kuaj, por asnjë nga kuajt e cirkut nuk mund të krahasohej me atin e Mehmet Dyzit as përkah bukuria e as përkah zhdërvjelltësia.
Mehmet Dyzi, e merrte shpesh atin dhe e shëtiste nëpër qytet. Ati i vështruar nga kalimtarët ecte me jardam ashtu si ecin sot manekinet më të njohura nëpër Pistat e modës nëpër botë. Një herë ishte drejtuar kah pjesa e qytetit ku sot është Sheshi “Skenderbeu” ku ishte një rrugë që fillonte me reklamat e filmit, pastaj vinte libraria “Rilindja” e më poshtë Restoranti i peshqve përballë të cilit ndodhej Bashqja verore “Kozara”. Kur mbërriti te reklamat e filmit, që ishin të vendosura në një kornizë brenda xhamave, ati e pa veten në xham si në pasqyrë, hingëlloi fort u mbajt në dy këmbët e mbrama dhe me dy të parat i bani xhamat copë e grimë. Fatmirësisht ato ditë nuk reklamohej ndonjë film për LNÇ (Luftën Nacional Çlirimtare) apo Titon se Mehmeti bashkë me atin do të përfundonin në burg si armiq të popullit. Ai shpëtoi me një pagesë për dëmet materiale.
Në një rast tjetër, thonë se ishte duke shkuar me atin për në rrugën UÇK (atëherë APJ e para kësaj DIVANJOLL) dhe i kishte ra shkurt nëpër Përmendoren “Vëllazërim-Bashkim”. Në fund të përmendores e kishte ndaluar milici (atëherë kështu quheshin policët) i komunikacionit dhe i thotë: Ke bërë shkelje të rregullave të komunikacionit. Mehmeti u mundua të arsyetohej se as ai e as ati i tij nuk kanë haber për këto rregulla. Arsyetimi nuk piu ujë bile e revoltoi milicin, i cili i shqiptoi gjobë prej 5 dinarësh. Mehmet Dyzi i nxori dhe ia dha 10 dinarë dhe kur milici po donte t’ia kthente kusurin, ai nuk e mori me motivacion se pas një ore do të kthehet rrugës së njejtë dhe që tash po e paguante dënimin.
Për Mehmet Dyzin mund të flitet edhe më gjatë. Unë kësaj radhe e kujtova duke konsideruar se ai ishte një nga trimat, që i ka dhënë kuptim e bukuri qytetit tonë në ditët e fëmijërisë së brezit tim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij