LAJMI I FUNDIT:

Kongresi i Vjenës, Evropa pas Napoleonit dhe një teori komploti

Kongresi i Vjenës, Evropa pas Napoleonit dhe një teori komploti

Shtetet që bllokuan përparimin e Napoleon Bonapartit, të mbledhur që nga nëntori 1814 në kryeqytetin austriak, ribënë hartën e kontinentit dhe krijuan një ekuilibër të ri mes fuqive evropiane, që zgjati pothuajse një shekull.

Në vitin 1814, pasi Napoleoni ishte mundur dhe izoluar në ishullin e Elbës, një pyetje qarkullonte në të gjithë kancelaritë evropiane: do të rivendosej rendi i vjetër politik dhe kështu do të rivendoseshin kufijtë që kishin ekzistuar para 25 viteve të luftës?

Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje erdhi nga takimi më prestigjioz i sovranëve dhe diplomatëve në Evropën e shekullit XIX: kongresi i thirrur nga Francesco I i Austrisë në kryeqytetin e Perandorisë së tij, Vjenë.

Objektivi i kësaj asambleje ndërkombëtare, që nisi zyrtarisht në 1 nëntor 1814, ishte zgjidhja e vështirësive që lindnin prej riorganizimit të Evropës pas humbjes së Napoleonit në Laipcig, në tetor 1813, dhe pas largimit të tij nga froni, gjashtë muaj më vonë.


Kongresi i Vjenës mblodhi përfaqësuesit e të gjithë shteteve evropiane, duke përfshirë shtetin Papnor dhe Perandorinë otomane, por ata që përcaktuan linjën e veprimit ishin veçanërisht katër protagonistë: Robert Stewart, i njohur si Lordi Castlereagh, përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar; Klemens von Metternich, kancelari austriak; francezi Charles-Maurice de Talleyrand-Perigord dhe cari i Rusisë, Aleksandri I, ushtria e të cilit kishte luajtur një rol vendimtar në mposhtjen e Napoleonit.

Konservatori Castlereagh, ministri britanik i Luftës gjatë përplasjes me Napoleonin dhe i Marrëdhënieve me Jashtë nga viti 1812, ishte një prej artificëve të Traktatit të Chaumont (1814), mes Mbretërisë së Bashkuar, Rusisë, Austrisë dhe Prusisë, që do të sillte triumfin ndaj Bonapartit.

Kjo gjë i vlejti një rol vendimtar në Vjenë, ku arriti të imponojë linjën e mbështetur nga diplomacia angleze që synonte të krijonte një ekuilibër mes fuqive kontinentale që nuk dëmtonte supremacinë e Britanisë së Madhe në dete, gjë që përbënte edhe burimin kryesor të prosperitetit të saj, raporton bota.al.

Për këtë qëllim u përpoq shumë që të ruante kontrollin e zotërimeve të ndryshme të arritura ushtarakisht, si Malta në Mesdhe, një pjesë në Afrikën e Jugut, ishulli i Mauritius në lindje të Madagaskarit dhe Celionin në Indi.

Metternich, ministër i Jashtëm austriak në periudhën 1809-1848, edhe ai vëzhgues, shihte tek aspiratat territoriale të Prusisë dhe Rusisë një kërcënim për vendin e tij, dhe ndante me Castlereagh dëshirën për një Evropë në të cilën asnjë fuqi nuk duhej të vendosej në kushte mbi të tjerat.

Përtej interesave të përbashkët, nga takimi mes protestantit anglez (i cili çdo të diel në mëngjes këndonte himne fetare bashkë me familjen e tij në rezidencën e tij zyrtare në Vjenë) dhe austriakut (i famshëm për aventurat e përsëritura galante) lindi një miqësi që kontribuoi jo pak në suksesin e Kongresit.

Duke iu referuar Castlereagh, Metternich i shkruante Caterina Guglielminas, dukeshë e Sagan, e dashura e tij: “E trajtojmë njëri-tjetrin sikur njihemi prej një jete të tërë”, dhe “sillet si një ëngjëll”.

Ministri francez Talleyrand ishte mjaftueshëm realist për të ridëshiruar një ekuilibër të ri forcash, po aq sa Castlereagh dhe Metternich.

I emëruar peshkop përpara Revolucionit, mungesa e skrupujve i kishte mundësuar të shndërrohej më vonë në një deputet revolucionar, ministër i Punëve të Jashtme në kohën e Napoleonit (dhe bëri pasuri të madhe duke realizuar marrëveshje nën tryezë me shtete të ndryshëm) si dhe të ruante të njëjtën detyrë në kohën e Luigjit XVIII, që aleatët e kishin vendosur në fronin e Francës.

Dyfytyrësia dhe bëmat e tij të parrëfyeshme ishin të njohura, por mbështetja e tij inteligjente ndaj Austrisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kundër ambicieve të Prusisë dhe Rusisë i lejoi Francës që të ruante pothuajse tërësisht kufijtë e para vitit 1792.

Në fund të ditës, Castlereagh, Metternich dhe Talleyrand nuk synonin aq shumë rivendosjen e rendit të para luftës, se sa vendosjen e një “parimi ekuilibri”: duke penguar që një fuqi evropiane çfarëdo të mund të ushtronte supremacinë e saj mbi shtetet e tjera – siç kishte bërë në fakt në të kaluarën Franca napoleonike – “liria e Evropës do të ruhej”.

Duke synuar të rinisnin pushtetin politik në kontinent dhe të krijonin një ekuilibër forcash që garantonte një paqe jetëgjatë, Kongresi vendosi për transferime të ndryshëm territoresh, duke ekuilibruar numrin e banorëve të humbur dhe të fituar përmes një komisioni studimesh statistikorë.

Për këtë qëllim, për shembull, u pranua shfuqizimi i nisur nga Napoleoni i Perandorisë së Shenjtë Romake gjermane që ekzistonte prej pothuajse një mijëvjeçari (dhe ishte i përbërë nga pothuajse 350 njësi sovrane në vitin 1806): Kongresi e zëvendësoi me një Konfederatë të dobët gjermane me 39 shtete nën udhëheqjen e Prusisë dhe Austrisë, ku mbretërit e Saksonisë e Ëuerttenbergut ruanin kurorat që u kish dhënë Napoleoni.

Ndërsa Cari Aleksandri I synonte të siguronte kontrollin total të Polonisë. Në vitin 1795, territori polak ishte i ndarë mes Rusisë, Prusisë dhe Austrisë: në vijim, në vitin 1807, Napoleoni e kishte grupuar në pjesën më të madhe nën Dukatin e Varshavës, aleat i Francës por formalisht e pavarur.

Aleksandri I donte ta transformonte Poloninë në një shtet satelitë të Rusisë dhe për të arritur qëllimin kërkoi mbështetjen e Frederik Guglielmit III të Prusisë, duke i ofruar në këmbim mbështetjen për të zotëruar Mbretërinë e Saksonisë.

Evropa e re

Përballë kundërshtimit të Britanisë së Madhe, Austrisë dhe Francës, në janar të vitit 1815 Rusia braktisi pretendimet e saj për dominim total të Polonisë, ndonëse mori një pjesë jo të vogël të territorit të saj.

Siguroi edhe Finlandën, që ia shkëputi Zvicrës, e cila u kompensua me përfshirjen e Norvegjisë, që fillimisht i përkiste Danimarkës, aleate e Napoleonit.

Ndërsa Prusia mori dy të pestat e Saksonisë, (pjesa tjetër mbeti një shtet i pavarur) dhe mori pothuajse të gjithë territoret në bregun në të majtë të Renit (Renania dhe Ëestfalia), ndërkohë që Austria mori Mbretërinë Lombardo-Venete.

Në këtë mënyrë, Prusia dhe Austria bëheshin një digë kundër Francës, e cila mbetej tërësisht e rrethuar me bashkimin e Belgjikës së sotme, dhe Provincat e vjetra të Bashkuara në Mbretërinë e re të Provincave të Bashkuara që rimori Piemontin dhe Savojën, me shtimin e ish Republikës së Gjenovës.

Bëhej fjalë për një zgjidhje të kënaqshme për Mbretërinë e Bashkuar, duke qenë se Prusia dhe Austria konfiguroheshin si një digë kundër ekspansionit evropian të Rusisë, për të cilën druheshin se donte të okuponte boshllëkun që kish lënë Franca në kontinent.

Rikthimi në pushtet i Napoleonit (të ashtuquajturat “Njëqind ditë” mes marsit dhe qershorit 1815) dhe humbja e tij përfundimtare në Betejën e Vaterlosë përballë Dukës së Uellingtonit sollën disa ndryshime: zëvendësimi i Muratit me Ferdinandin I në fronin e Napolit dhe për Francën humbjen e territorit të Saar (Saarlandi i sotëm, në jugperëndim të Gjermanisë, një dëmshpërblim lufte dhe dhjetë vite pushtim ushtarak.

Një rend i qëndrueshëm

Akti final i Kongresit të Vjenës u firmos në 9 qershor 1815, nëntë ditë para Vaterlosë. Trajtimi që Kongresi i bëri shtetit dy herë të humbur ishte më bujar se ai që do i rezervohej Gjermanisë, në Traktatin e Versajës, në fund të Luftës së Parë Botërore.

Në fakt, deri në vitin 1914, vetëm dy luftëra vunë në diskutim kufijtë e përcaktuar nga Kongresi i Vjenës: ato që u luftuan për bashkimin e Italisë (1861) dhe Gjermanisë (1871), të dyja të nxitura nga një ndjenjë e fortë nacionalizmi, ndjenja që në Vjenë u shtypën me vendosmëri. Kongresi, në fakt, siguroi pavarësinë e shteteve duke marrë shkas nga të drejtat e popujve.

Kjo bëri që, në Evropën e projektuar prej Kongresit, luftërat civile dhe revolucionet popullorë u ndalën, ndërkohë që asnjë luftë mes shteteve nuk zgjati më shumë se sa disa muaj dhe as nuk përfshiu fuqitë e mëdha, me përjashtim të asaj të Krimesë që erdhi për shkak të shpërbërjes së perandorisë otomane.

Alternativa – Një Teori komploti

Ne Mars 1815, Napoleoni largohet nga Elba, sepse pensioni i premtuar nga Mbreti Louis XVIII u nderpre dhe se ai besonte se Austria po pengonte shoqen e tij Maria Louise dhe djalin e tij, ish Mbretin e Romës (që më pas u bë Duka i Reichstadt në Vjenë) që të bashkoheshin me të. Plus ai ishte vënë në dijeni për pakënaqësinë e madhe në popull ndaj mbretit. Për këto arsye Napoleoni rikthehet dhe fillon të famshmen Lufta 100-ditore ku dhe u konsiderua menjëhere si ‘armik publik”.

Koalicioni në Kongres la anash bizneset e tyre diplomatike dhe u bashkuan në betejë. Fill mbas humbjes së Napoleonit në Ëaterloo, u kompletuan negociatat në Kongresin e Vjenës dhe marrëveshja u firmos në 9 qershor 1815.

Këtë radhë, Napoleoni u internua në ishullin e Shën Helenës, 1000 milje larg brigjeve afrikane ku vdiq në vitin 1821. Cari i Rusisë ndërkohë në planet e një Federate Evropiane pa dorën komplotuese të Illuminatit dhe nuk pranoi të vazhdonte koekzistencën.

Në 26 shtator 1815, Marrëveshja e Aleancës së Shenjtë u firmos nga Aleksandri i I i Rusisë, Francis II i Austrisë dhe Frederick Ëilliam III i Prusisë ndërsa aleatët po vazhdonin negociatat në Konferencën e dytë të Paqes në Paris. Marrëveshja garantonte pavaresinë e çdo monarku i cili do ndiqte parimet kristiane në punët e shtetit.

Marrëveshja i shnderroi ata në një Vëllazeri të vërtetë të patundshme.
Aleksandri deklaroi se kjo ide ishte huazuar nga një bisedë me Castlereagh. Castlereagh më pas thotë se Aleanca ishte një “copë misiticizmi sublim dhe i pakuptimtë”. Prusia dhe Austria deklaruan që iu bashkangjiten për shkak të frikës së një shpagimi të mundshëm nga ana e Rusisë.

Ndonëse Aleanca nuk kishte asnjë influencë në çështje thelbësore, ajo i indikoi vendet e tjera që ishin grupuar kundër tyre dhe ia arriti që përkohësisht të shkatërronte lëvizjen gjithmonë në rritje liberale në Evrope.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Princi Klemens Furst von Metternich, njeriu më me influencë nga pushtetarët evropianë dhe një agjent i Rothschild shprehet se qëllimi për idenë e tij mbi një Federate Evropiane ishte vetëm që të ruante rendin publik dhe se ai ishte i bindur që Aleksandri ishte i çmendur.

Në realitet, arsyeja për Kongresin e Vjenës ishte që Illuminati të krijonte një Federatë dhe në këtë mënyrë ata mund të merrnin kontrollin e plotë politik mbi pjesën më të madhe të civilizuar të botës.

Shumë nga qeveritë Evropiane ishin në borxh tek Rothschilds dhe menduan se mund ta përdornin këtë si një mjet për të dalë nga situata. Illuminati në perpjekjen e tyre të parë arritën tmerrësisht shumë afër marrjes se kontrollit total të botës.

Kreu i familjes, Nathan Rothschild priste ditën kur familja e tij do merrte shpagim duke shkatërruar Carin dhe familjen e tij, gjë që e bënë të mundur në vitin 1917.

Në vitin 1916 Rekordet Kongresionale të Senatit (faqja 6781) riprodhoi një dokument të njohur si “Marrëveshja Sekrete e Veronës” që ishte firmosur në 22 nëntor 1822 nga Austria (Metternich), Franca (Chateaubriand), Prusia (Bernstet) dhe Rusia (Nesselrode); dhe ishte pjesërisht arsyeja për stabilizimin e Doktrines Monroe.

Qëllimi i saj ishte të realizonte disa ndryshime në marrëveshjen e Aleancës së Shenjtë dhe në Nenin e Parë thuhet: ”Fuqite e mëdha të koncentruara, duke qenë se janë të bindura se sistemi i qeverisë përfaqesuese është i papërputhshem me principet e monarkisë si një aksiomë e pavarësisë se njerëzve me të drejten e tyre hyjnore, angazhohet në mënyrë solemne që të përpiqet me çdo mënyrë për t’i dhënë fund sistemit të qeverisjes përfaqësive, në çdo vend që mund të ekzistojë në Evropë dhe ta ndalojë që të prezantohet në vende që nuk është ende i ditur”.

Pa asnjë dyshim ky dokument paraqet qartë qëllimet e bankierëve Ndërkombëtarë në planet e tyre për rritjen e kontrollit dhe dominimit mbi një botë gjithmonë në zhvillim. /Telegrafi/